Kosova
Veseli: Vuçiç vazhdoi retorikën e Millosheviçit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç edhe me këtë vizitë dëshmoi se liderët e Serbisë po e vazhdojnë traditën e Slobodan Millosheviqit.
Veseli tha se ai nuk ka ardhur për të ndihmuar e mbrojtur serbët në Kosovë, por për të promovuar vetën, si gjithmonë me retorikë të vjetër dhe kundër të ardhmes paqësore.
Veseli ka sqaruar se lejimi i qëndrimit të Vuçiçit tek Liqeni i Ujmanit ka ardhur pas kërkesës së partnerëve ndërkombëtarë, por sipas tij, presidenti serb e keqpërdori edhe këtë leje, duke demonstruar mbi pendën e Ujmanit logjikën e hegjemonisë politike.
“Paqja dhe fqinjësia e mirë kanë qenë dhe mbesin qëllime themelore të shtetit të Kosovës. Kosova beson se rruga e dialogut dhe bashkëpunimit është alternativa e vetme e mundshme për të tejkaluar mospajtimet nga e kaluara dhe për të ecur përpara në rrugën euro-atlantike. Në frymën e këtyre parimeve, ne kemi marrë vendim që të lejojmë vizitën e Presidentit të Serbisë. Në bazë edhe të traditës shtetërore, nuk kam dashur të deklarohem para përfundimit të vizitës së tij në Kosovë”, ka shkruar Veseli.
“Dua të theksoj se kam qenë kundër vizitës së tij në Ujman, pasi kam konsideruar se një veprim i tillë nuk i kontribuon paqes dhe dialogut në këtë kohë. Por, me insistimin e partnerëve tanë ndërkombëtarë, e lejuam. Konsideroj se demonstrimi mbi pendën e Ujmanit ka qenë demonstrim i pastër i logjikës së hegjemonisë politike, por po ashtu edhe kundër çdo rregulli të sigurisë, pasi nuk ka asnjë lloj praktike demokratike që garanton masa të sigurisë për të mbajtur konferencë shtypi mbi pendë. Gjithsesi, vizita e tij konsideroj se u bë mirë që ndodhi, sepse edhe një herë u dëshmua se liderët e Serbisë po e vazhdojnë traditën e Slobodan Millosheviqit. Se ata nuk vijnë për të ndihmuar e mbrojtur serbët në Kosovë, por vijnë për ta promovuar vetën. Si gjithmonë me retorikë të vjetër dhe kundër të ardhmes paqësore. Tentimet për të na bllokuar në ecjen tonë, vizitat e shpeshta me tone provokuese në këto 19 vjet, na dëshmojnë se ne duhet të mendojmë dhe angazhohemi edhe më shumë për forcimin e shtetit të Kosovës. Ne tani jemi në një fazë tejet të rëndësishme të dialogut me Serbinë. Zhvillimet e këtyre dy ditëve lidhen me fazën finale të dialogut dhe duhet të na bëjnë bashkë të gjithëve që të jemi sa më të përgatitur për sfidat që na presin. Kosova, qytetarët e saj, edhe sot e kanë dëshmuar se nuk kanë asgjë kundër serbëve. Por, kanë qenë dhe janë kundër sjelljeve provokuese të kujtdo qofshin ato. Dua t’i falënderoj ata për sjelljen e treguar këto dy ditë, e po ashtu edhe Policinë e Kosovës dhe KFOR-in për një menaxhim të situatës, në përputhje me detyrat dhe ligjet në fuqi. Ne duam që shteti i Kosovës të ecë përpara, si shtet i pavarur, me integritet territorial të pacenuar dhe që sa më shpejt të bëhet anëtar i barabartë i OKB-së, BE-së dhe NATO-s. Ky vizion duhet të na bashkojë, prandaj edhe sot thërras që të ulemi e punojmë bashkë”, ka thënë tutje Veseli. .
E-Diaspora
-
Shqipëri: A do të mundësohet vota e emigrantëve në zgjedhjet 2025? Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, në Shqipëri Ilirjan Celibashi deklaroi sot se vota e emigrantëve mund të...
-
Sot fillon në Cyrih Festivali i Filmit “Kino Kosova”
-
Vjenë
Vjenë: Kori Siparantum, edhe me një paraqitje në skenën prestigjioze
-
Gjenevë
Gjenevë: Ramë Dardania sjell ekspozitë më 14 qershor
-
Mentor Latifi është emëruar ambasador i ri i Kosovës në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Bashkëpunimi Zvicër-Kosovë, diskutojnë Rafuna e Fetahi Kryetari i Odës Ekonlmike të Kosovës Lulzim Rafuna u takua me Fehmi Fetahi, pronar i kompanisë...
-
Pritet trafik i rënduar gjatë majit në Zvicër
-
OECD: Aktiviteti i ngadaltë ekonomik ngadalëson rritjen në Zvicër
-
Rritje e investimeve të huaja në Zvicër gjatë vitit 2023
-
Qeveria zvicerane synon ekuilibër më të mirë gjinor në administratën federale