Shqipëria
Ministria pengon mjekët për të punuar në Gjermani
Një kontratë pune me institucionet e shëndetësisë në Shqipëri tash e tutje mund të jetë pengesë për mjekët që duan të shkojnë drejt Gjermanisë për të punuar. Urdhri i Mjekut ka vendosur të mos lëshojë certifikatën për sjelljen e mirë për të gjithë ata që janë në marrëdhënie pune.
Një dokument i tillë më parë lëshohej pa e pasur si kusht kontratën, por duket se kjo mënyrë është menduar si zgjidhje për të ndaluar largimin e mjekëve nga Shqipëria. Certifikata e sjelljes së mirë është ndër dokumentet kryesore që u nevojitet mjekëve për të shkuar në Gjermani apo në vende të tjera për punësim, shkruan Albinfo.ch
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se do të merren masa në përmirësimin e kushteve për mjekët, duke përmendur edhe rritjen e pagave. Ky kusht për mosdhënien e dokumentit kryesor për largimin dhe punësimin e mjekëve jashtë vendit, duket se do të mbajë peng shumë prej atyre që kanë planifikuar apo nisur procedurat për largim. Çdo vit nga Shqipëria largohen rreth 150 mjekë, ndërsa në Gjermani vitet e fundit janë punësuar 520 mjekë.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?












