Shqipëria
Rritje me 64% e turistëve kinezë në Shqipëri
“Numri i turistëve kinezë vitin e fundit u rrit 64%”, u shpreh ambasadorja e Republikës Popullore të Kinës, Jiang Yu në një takim me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Ambasadorja Jiang Yu falënderoi Kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi për vlerësimet e larta të punës së tij, si edhe të marrëdhënieve dypalëshe, shkruan ATSH, përcjell Albinfo.ch.
Ajo nënvizoi se marrëdhëniet midis të dy vendeve zhvillohen paralel me marrëdhëniet e Shqipërisë me partnerët strategjikë, ShBA dhe BE.
“Kina dhe Shqipëria kanë një bashkëpunim intensive, vuri në dukje ambasadorja Yu. Të dy vendet kanë nënshkruar 28 marrëveshje bashkëpunimi në 17 fusha, investimet e akumuluara kineze në Shqipëri janë dyzetëfishuar dhe numri i turistëve kinezë vitin e fundit u rrit 64%. Kina ka qenë një mik i sinqertë dhe partner i besueshëm i Shqipërisë”, tha në takim ambasadorja.
Kryetari i Kuvendit falënderoi ambasadoren Yu për misionin e saj të suksesshëm në Tiranë dhe kontributin në fuqizimin e marrëdhënieve e të bashkëpunimit dypalësh.
Ruçi vlerësoi ndjenjat miqësore, që ushqejnë dy popujt tanë për njeri-tjetrin dhe vullnetin politik të Shqipërisë për të forcuar marrëdhëniet dhe bashkëpunimin politik, ekonomik e tregtar dypalësh.
“Kina është një fuqi e madhe globale dhe Shqipëria është e interesuar të forcojë bashkëpunimin me këtë shtet të madh e të fuqishëm”, nënvizoi Kryetari Ruçi.
“Aktualisht ekziston një klimë shumë e mirë bashkëpunimi, me një nivel të kënaqshëm të dialogut politik dhe të shkëmbimit të vizitave në nivele të lartë. Shqipëria synon forcimin e dialogut ndërshtetëror në të gjitha nivelet: qeveritar, parlamentar, joqeveritar, akademik, kulturor dhe në të gjitha fushat me interes reciprok”, u shpreh Ruçi.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë Mbrëmje filmi në Bernë: Kujtesë dhe rrëfim me “La Beauté de l’Âne”... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Zvicër
-
Tre zviceranë humbën jetën nga një ortek në Kanada Orteku fatal në Kanada merr jetën e tre shtetasve zviceranë... -
Rrëshqitje dheu në Weggis, evakuohet një shtëpi banimi -
Zvicra përballet me debat të ashpër për kriminalitetin e të huajve -
Aksidenti tragjik në Alpet Zvicerane: defekti teknik shkaktoi rrëzimin fatal të teleferikut -
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran












