Shqipëria
Ndahen 67 milionë lekë për Samitin e Diasporës
Qeveria e Shqipërisë njofton se ka ndarë rreth 67 milionë lekë për organizimin e Samitit të dytë të Diasporës në Tiranë, që pritet të mbahet nga data 28 shkurt deri më 2 mars.
Ministria e Shtetit për Diasporën fton të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve të regjistrohen në portalin online, ndërsa vetë kryeministri Edi Rama u ka dërguar ftesë personale përfaqësuesve të diasporës.
“Në kuadrin ogurmirë të 575- vjetorit të Kuvendit të Lezhës, do të mbahet Samiti i 2-të i Diasporës, një udhërrëfyes që pavarësisht larmisë së bindjeve vetjake dhe vendndodhjes të secilit, na jep dorë shqiptarëve të qasemi ndaj sfidave të botës, si dhe mënyrave risiprurëse të organizimit mes nesh në përputhje me kohën”, ka thënë Rama në ftesën e tij.
Por mediat në Tiranë kanë kritikuar Qeverinë për, siç shkruajnë ato, shumën e madhe të ndarë për organizimin e samitit.
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje Ai kishte kërcënuar me sulm në Festivalin e Këngës Eurovision në Bazel dhe ishte identifikuar si... -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026











