Shqipëria
“New York Times”: Operacioni policor që shkatërroi një grup falsifikuesish të vizave
Finalizimi me sukses i operacionit të koduar “Rruga e gabuar” nga ana e Policisë së Shtetit, i cili ka çuar në shkatërrimin e një rrjeti të strukturuar kriminal, që falsifikonin viza dhe dokumente për trafikim ilegal të njerëzve drejt vendeve të Europës Perëndimore, Britanisë së Madhe, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë, ka tërhequr vëmendjen e gazetave të huaja.
Prestigjiozja “The New York Times” shkruan se Policia shqiptare ka shkatërruar një rrjet të dyshuar të falsifikimit të vizave dhe dokumenteve për trafikun ilegal të njerëzve drejt vendeve të Europës Perëndimore, Britanisë së Madhe, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë.
Policia e Shtetit bëri të ditur përmes një komunikate se 32 persona, ndër to edhe një oficer i policisë së kufirit, u arrestuan, ndërsa katër të tjerë janë ende në kërkim. Policia ka sekuestruar katër punishte me pajisjet për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara, me qëllim trafikimin e njerëzve përmes Shqipërisë, Malit të Zi, Italisë, Greqisë, Francës apo Norvegjisë, shkruan ATSH, përcjell albinfo.ch.
Sipas komunikatës së Policisë, emigrantët paguanin 10 mijë stërlina, ose 13 mijë euro për person për të shkuar në Britaninë e Madhe, dhe më shumë se 20 mijë euro për të shkuar në SHBA, ose Kanada.
Operacioni i koduar “Rruga e gabuar” pason një operacion tjetër të suksesshëm vitin e kaluar, ku u arrestuan edhe nëntë shtetas të tjerë.
Qytetarët shqiptarë mund të lëvizin lirshëm pa viza në pjesën më të madhe të vendeve anëtare të BE-së, por u duhet të pajisen me vizë për të udhëtuar drejt Britanisë së Madhe, SHBA-së dhe Kanadasë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë
Jeta në Zvicër
-
Swiss ashpërson rregullat: Certifikatë mjeku nga dita e 3-të e sëmundjes Kompania ajrore zvicerane Swiss po ndryshon rregullat për raportet mjekësore të punonjësve të saj. Duke filluar... -
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile















