Sporte Luftarake
Joshua rikthehet në ring më 1 qershor kundër boksierit amerikan
Boksieri britanik, Anthony Joshua, ka konfirmuar se do të debutojë në Amerikë kundër Jarrell Millerit dhe premton të bëjë performancë eksplozive në Madison Square Garden më 1 qershor, raporton Sky Sports.
Meçin e fundit Joshua e zhvilloi ndaj Alexander Povetkinit në shtator në Wembley për të mbrojtur titullin e botës dhe të mbajë rekordin me 22 fitore, 21 prej tyre me nokaut, transmeton Koha.net.
Kurse më 1 qershor ndaj amerikanit Miller do të mbrojë titujt WBA, IBF, dhe WBO, shkruan Kohanet, përcjell albinfo.ch.
“Më 1 qershor po shkoj në ‘The Big Apple’ dhe planifikoj të përqafoj kulturën dhe të largohem me apetite të shtuara. Do të luftoj kundër Jarrell Millerit në Madison Square Gardenin legjendar”, është shprehur Joshua.
Miller ka mposhtur ish-sfiduesit për titull të botës Gerald Uashington, Mariusz Wach, Johann Duhaupas dhe Tomasz Adamek në rrugën e tij drejt 23 fitoreve, ndërsa synon ta prishë paraqitjen e parë të Joshuas në Amerikë.
Të ngjashme
Të tjera nga Sporte Luftarake
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme












