Shqipëria
Tiranë: Aktivistët marshuan për të drejtat e komunitetit LGBTI
Sot në Tiranë është mbajtur “Parada e Krenarisë”, gjatë së cilës organizatat për të drejtat e komunitetit LGBTI kanë marshuar kundër diskriminimit ndaj këtij komuniteti, shkruan albinfo.ch.
Pos organizatave dhe aktivistëve nga Shqipëria, në këtë marsh mori pjesë edhe Qendra për Barazi dhe Liri (CEL) si dhe aktivistë nga Kosova. Po ashtu, ata morën pjesë edhe në një panel të organizuar nga Civil Rights Defenders.
“Ishte kënaqësi të jemi pjesë e këtij marshi revolucionar. Aktivistët e Shqipërisë bashkë me përkrahës nga vende të ndryshme në këtë paradë u ngritën në këmbë fuqishëm dhe na frymëzuan të gjithëve. Emocion i veçantë”, kanë shkruar nga CEL.
Pjesëtarët LGBTI dhe anëtarët e këtij komuniteti, me pankarta në duar festuan për dashurinë e marshuan për të drejtat e tyre.
Marshi nisi rreth orës 12:00, e gjatë rrugës, kaloi edhe nga Presidenca e Kryeministria.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji Fikri Hajdari pjesë e projektit kërkimor në Universitetin e Oslos... -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
100 kuriozitete për Zvicrën, një nga vendet më të zhvilluara dhe më të veçanta në botë Nga sistemi politik dhe shumëgjuhësia, te Alpet, teknologjia dhe standardi i lartë i jetesës – Zvicra... -
Swiss ashpërson rregullat: Certifikatë mjeku nga dita e 3-të e sëmundjes -
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand”













