Kosova
Nesër nënshkrimi i marrëveshjes LVV-LDK
Nesër pritet të nënshkruhet marrëveshja për koalicion qeverisës mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ndërkohë, ende nuk dihen detaje për ndarjen e ministrive, postin e presidentit dhe kryetarit të Parlamentit të Kosovës.
Në takimin që u mbajt të shtunën mes Isa Mustafës dhe Albin Kurtit, u tha se është përmbyllur 100 për qind harmonizimi i programit qeverisës, duke u pajtuar për të gjitha çështjet e hapura, e po ashtu edhe sa i përket kabinetit qeverisës, sipas të cilëve do të ketë 12 ministri.
Krahas kësaj, është raportuar se pesë ministri do t’i takojnë Lëvizjes Vetëvendosje, pesë Lidhjes Demokratike të Kosovës, një minoritetit serb dhe një për minoritetet e tjera.
Njëri nga nënkryetarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, nuk ka dashur të japë detaje, duke thënë se “këto detaje do të bëhen publike kur të vijë koha”.
Detaje nga kjo marrëveshje, e cila pritet të nënshkruhet nesër, nuk kanë shpalosur as përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje.
Zyrtari për media nga kjo parti, Arlind Manxhuka, tha se të gjitha do të kuptohen nesër.
“Nuk mundemi ende të shpalosim asnjë detaj nga marrëveshja, meqenëse nesër është paralajmëruar nënshkrimi i marrëveshjes për koalicion VV-LDK, atëherë aty do t’i shohim të gjitha detajet”, ka thënë ai për Kosovapress, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane Inteligjenca artificiale i ndihmon dyqanet dhe restorantet të porosisin sasinë e duhur të produkteve të freskëta... -
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar -
12 kilometra bllokim trafiku para tunelit Gotthard -
Emigrantët e Magrebit dhe krimi në Zvicër: Kantonet ngrenë alarmin -
Një kompani zvicerane e qumështit sfidon krizën energjetike












