Kosova
Heldt: Mblidheni Parlamentin, qeveria të formohet sa më shpejt
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka kërkuar që Qeveria e re e Kosovës të formohet sa më shpejt, pasi që ka shumë punë që duhet bërë.
Heldt ka pasur një kërkesë për klasën politike në vend, në veçanti për fituesin e zgjedhjeve, VV-në, e cila ende nuk po arrin të formojnë qeverinë. Ai kërkon që Kuvendi të mblidhet sa më shpejt.
“Në këtë rajon ekziston konkurrenca. Ku duam të jemi pas 10 ose 20 vjetësh. Këto ndoshta janë disa nga çështjet e para që duhet theksuar. Ekziston një numër i madh i sfidave premtuese, me të cilat mund të përballet qeveria e ardhshme. Formojeni këtë qeveri sa më shpejt që është e mundur, mblidheni Parlamentin, pasi ka shumë punë që duhet bërë. Arsimi është kyç, pastaj tregu i punës”, ka thënë ai.
Tutje, Heldt ka shtuar se në Kosovë ka gjëra që vërtet mund dhe duhet të trajtohen.
“Ekziston një sfidë që mund të përmbushet po që ndodhet jashtë vendit, e që është keqkuptimi që ka të bëjë me imazhin. Njerëzit e kanë mendimin se Kosova është një vend i dalë nga lufta, por kjo ndryshon sapo njerëzit vijnë në Kosovë. Ka gjëra që vërtet mund të trajtohen këtu, së pari është çështja e aftësive të tregut, arsimimi, a është gjithmonë e nevojshme për të pasur një diplomë. Si mund të marrin staf të kualifikuar, këta nuk janë akademikët, por teknikët. Ka të bëjë me aftësimin e fuqisë punëtore. Pika tjetër, besueshmëria e furnizimit me energji elektrike. Një pikë tjetër si infrastruktura ligjore, juridike, investitorët u duhet të presin me vite për të marrë vendimin për të vazhduar me një projekt”, tha ai.
Kujtojmë se VV-ja dhe LDK-ja si dy partitë e para në zgjedhje, kanë një muaj kohë pas certifikimit të rezultatit që të nënshkruajnë marrëveshje dhe të formohet Qeveria e re.
Në bazë të Kushtetutës, Kuvendi i Kosovës zgjidhet me mandat katërvjeçar, duke filluar nga dita e seancës konstituive, që mbahet brenda 30 ditësh nga dita e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, shkruan lajmi.net, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?













