Koronavirusi: çast pas çasti
Dorëzohet edhe Suedia
Suedia, thotë “Corriere della Sera” përgatitet të ndryshojë strategji
Përmes një interviste shokuese të stilit “Boris Johnson”, kryeministri suedez Stefan Löfven paralajmëroi qytetarët atje “të përgatitemi për mijëra të vdekur”, duke i kujtuar se “është e rëndësishme të kenë disiplinë”.
Lajmin e përcjell e përditëshmja Dagens Nyheter, që thotë se kriza mund të zgjasë për “muaj të tërë”.
Megjithatë, Löfven shtoi se “kushdo e vendos vetë se si procedon për distancimin social dhe për forcimin e sistemit imunitar. Ne e bëjmë ndryshe. Ndonjëherë varet dhe nga fakti që jemi në fazë tjetër”, duke treguar kështu se pavarësisht se po “dorëzohet”, sërish nuk dëshiron të heqë dorë plotësisht nga linja e butë e adoptuar në kundërshtim me emergjencën sanitare, me bare, restorante e zyra të hapura, transmeton TCH.
Ai rekomandon kufizimin e kontakteve, duke i besuar më shumë ndjenjës individuale të përgjegjësisë. Aktualisht në Suedi ndalohen rreptësisht vetëm grumbullimet e më shumë se 50 personave, kampionati I futbollit dhe eventet sportive, ndërsa mësimi po bëhet online, përcjell albinfo.ch.
Një strategji e tillë ka ngjallur kritika edhe mes vetë suedezëv, teksa vihet re një trend i rritjes së numrit të infektimeve, që gjatw javës së fundit thuajse janë dyfishuar.
Suedia numëron deri tani 6.442 të prekur dhe 373 vdekje nga koronavirusi.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumohen ankesat për ndjekje përmes targave të makinave Rastet e grave të gjurmuara në shtëpi nga ngacmuesit janë në rritje - Sipas zyrave të... -
Mjekët protestojnë kundër faturimit maksimal prej 12 orësh -
Cilat janë pjesët më të këqija të Zvicrës për t’u përballur me valë të nxehti? -
Energjia bërthamore do të ishte e dobishme për ekonominë zvicerane -
Zvicra mbetet prapa në mbështetjen për ushqyerjen me gji














