Lajme
Që nga 1 korriku, mbi 30 mijë pasagjerë frekuentuan aeroportin “Adem Jashari”
Aeroportin Ndërkombëtar ”Adem Jashari” në Prishtinë në periudhën prej 1 deri më 9 korrik e kanë shfrytëzuar gjithsej 30.755 udhëtarë.
Prej tyre 21.385 kanë hyrë në Kosovë përmes këtij aeroporti, ndërsa 9.370 kanë udhëtuar jashtë vendit, ndërsa gjatë kësaj periudhe janë realizuar gjithsej 321 fluturime.
Prej tyre 160 vajtje, ndërsa 161 ardhje. Brenda ditës janë realizuar 30 deri në 63 fluturime.
Këtë e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i aeroportit, Bujar Gashi.
Që nga 9 korriku, aeroporti “Adem Jashari” ka filluar të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës, përmes të cilit lejohet vetëm nga një fluturim çdo 45 minuta. Brenda kësaj dite janë realizuar deri në 25 fluturime.
Gashi thekson se masat e reja në lidhje me uljen e numrit të fluturimeve do të zbatohen, deri në një vendim të ri të Qeverisë së Kosovës.
Aeroporti “Adem Jashari”, krahas aeroportit në Shkup të Maqedonisë së Veriut, është ndër të fundit në rajon që u rihap për pasagjerët, pas mbylljes më 22 mars, si pjesë e masave kufizuese, që synonin parandalimin e përhapjes së koronavirusit./Rel
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën












