Koronavirusi: çast pas çasti
Italia, edhe 25 miliardë shtesë për të shpëtuar ekonominë
Italia pret të marrë pjesën më të madhe të paketës prej 750 miliardë euro të miratuar nga Bashkimi Evropian këtë javë
Qeveria italiane ka miratuar një propozim për 25 miliardë euro shpenzime shtesë, ndërkohë që lufton për të shpëtuar ekonominë nga pasojat e pandemisë së koronavirusit. Mbledhja e kabinetit këtë javë, e drejtuar nga kryeministri Giuseppe Conte, mbështeti kërkesën për të zgjeruar defiçitin buxhetor këtë vit.
Paraja shtesë do të përdoret për të ndihmuar bizneset me heqjet e përkohshme nga puna dhe likuiditetin, si dhe për të ofruar subvencione ndaj autoriteteve lokale dhe rajonale.
Si vendi i parë evropian që u paralizua nga virusi, Italia ndodhet nën presion për të rritur shpenzimet që të nxisë rimëkëmbjen ekonomike.
Ndërkohë që aktiviteti ka nisur të rimëkëmbet që prej heqjes së masave të karantinës, ekziston shqetësimi se muajt e ardhshëm do të sjellin më shumë vështirësi, kur mbështetja qeveritare të skadojë, përfshirë këtu ndalimin për të pushuar stafin dhe pezullimin e taksave dhe pagesave të kredisë, transmeton Scan.
Ndërkohë që ekonomia pritet të tkurret me 11% këtë vit, Conte shpreson se mund të rrisë shpenzimet për të dalë nga vështirësitë, duke përfituar nga vendimi i BE për të pezullua kufizimet buxhetore në nisje të pandemisë. Borxhi publik në Itali projektohet të kalojë 150% të PBB këtë vit, pa vlerësuar shpenzimet e reja, shumë sipër nivelit që çoi Greqinë në krizë 1 dekadë më parë. Qeveria ka miratuar 2 paketa të stimujve me një vlerë totale prej 75 miliardë euro, përcjell albinfo.ch.
Ndryshimi i kësaj here është se Banka Qendrore Evropiane po përmban kostot e huamarrjes së Italisë me programin e blerjeve të borxhit.
Italia pret të marrë pjesën më të madhe të paketës prej 750 miliardë euro të miratuar nga Bashkimi Evropian këtë javë.
Conte tha në senat këtë javë se vendi pritet të përfitojë një financim total prej 209 miliardë euro në grante dhe kredi, nga paketa.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave













