Kosova
Abrashi: Linja ajrore Prishtinë – Beograd do të nisë në kohë rekorde
Së fundi, ministri i Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, Arban Abrashi, në një intervistë për REL thotë se nga projektet infrastrukturore, të nënshkruara në Shtëpinë e Bardhë midis Kosovës dhe Serbisë, do të krijohet një ndërlidhje më e mirë në Ballkanin Perëndimor.
Duhet theksuar se me finalizimin e projekteve hekurudhore, autostradës dhe të tjerave që janë pjesë e marrëveshjes në Uashington, do të krijohen shumë vende të reja të punës dhe mundësi për ndërmarrësit e rinj.
Ministri Abrashi bën të ditur se Autostrada e Paqes, lidhja hekurudhore Prishtinë-Merdare dhe lidhja hekurudhore Nish-Prishtinë janë projekte që synohen të financohen nga Korporata Ndërkombëtare e SHBA-së për Zhvillim Financiar.
Abrashi flet edhe për linjën ajrore Prishtinë-Beorgrad, për të cilën, siç thotë, është duke u përpiluar një marrëveshje me kompaninë ajrore Lufthansa.
Sipas tij, kjo linjë ajrore do të nisë në kohë rekorde.
“Qeveria e Kosovës ka paraqitur projekte të ndryshme në vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës; mes tjerash, edhe këto projektet që kanë qenë të iniciuara më herët si ide në letrën e qëllimit të mirë, të muajit shkurt të këtij viti. Ne kemi paraqitur projekte të mëdha infrastrukturore, që do të bëjnë një ndërlidhje më të mirë në Ballkan, në mënyrë që të krijohen më shumë vende të reja të punës dhe mundësi për ndërmarrësit e rinj dhe njerëzit në Ballkan.”
“Projektet që kanë kaluar, ato që shihen në publik dhe që kanë kaluar në Shtëpinë e Bardhë, pranë presidentit të SHBA së, Donald Tramp, janë: autostrada Prishtinë-Merdare, ose pjesa e mbetur e autostradës “Ibrahim Rugova”, që ka një gjatësi prej 27 kilometrash. Dhe, nëse kryhen procedurat shpejt, besoj që brenda 12 muajsh përfundon.”
“Projekti i dytë ka të bëjë me hekurudhat e mbetura, të parehabilituara, që janë jashtë funksionit – [ajo] Fushë Kosovë-Meradre, e cila ka një gjatësi prej 45 kilometrash. Këtu e kemi lënë të hapur mundësinë, nëse traseja ekzistuese do të jetë apo do të bëhet trase tjetër, pasi që dihet që në pjesën që kalon nëpër Prishtinë, ky rrjet apo kjo rrugë ka pasur ndërhyrje të mëdha. Po ashtu edhe tuneli që është i dëmtuar, merr një kosto të madhe të rehabilitimit. Pra, varësisht nëse është kjo trase apo tjetër, ndryshon edhe kostoja”, tha ndër të tjera Abrashi.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%












