Lajme
Gjermani: Më shumë se 5000 infektime brenda 24 orëve me CVOID-19
Për herë të parë nga prilli, autoritetet gjermane raportojnë më shumë se 5000 infektime me COVID-19. Kancelarja Merkel dhe kryeministrat e landeve do të kenë mjaft për të diskutuar në takimin e tyre në Berlin.
Sipas Institutit Robert Koch (RKI), shifra e infektimeve të reja brenda një dite ishte 5132. Kjo shifër ishte më e lartë se 1000 raste më shumë se një ditë më parë. Hera e fundit kur shifrat qenë kaq të larta sa tani, ishte mesi i prillit. Sidoqoftë, vlerat nuk mund të krahasohen me njëra-tjetrën, sepse tani kryhen në mënyrë të konsiderueshme më shumë teste – dhe kështu zbulohen më shumë infektime. RKI shkruan për situatën aktuale: “Aktualisht mund të vërehet një rritje e përshpejtuar e numrit të transmetimeve të virusit në popull në Gjermani. Prandaj, bëhet thirrje me këmbëngulje që e gjithë popullata të angazhohet për mbrojtjen nga infektimi”.
Të moshuarit, më të rrezikuar se të rinjtë
Përqindja e rasteve me COVID-19 po rritet lehtas në popullatën e moshuar, thuhet më tej. Të moshuarit zakonisht konsiderohen më të rrezikuar ndaj sëmundjeve të rënda të Coronas sesa më të rinjtë.
Numri i pacientëve me Corona në njësinë e reanimacionit është rritur ndjeshëm në ditët e fundit, por vazhdon të jetë relativisht i ulët. Sipas të dhënave të regjistrit të kujdesit intensiv DIVI, të martën u trajtuan në pavionin e reanimacionit rreth 620 pacientë me COVID-19, një javë më parë ishin rreth 450. Në tërësi, megjithatë, ka ende rreth 9000 shtretër të lirë të kujdesit intensiv në Gjermani.
Rreth 281.000 vetë janë shëruar
Sipas RKI, të paktën 334.585 njerëz në Gjermani është dëshmuar se janë infektuar me virusin SARS-CoV-2 që nga fillimi i krizës së Coronas. Numri i vdekjeve të lidhura me infektimin me Corona-n ka qenë pra 9677. Kjo shifër është 43 më e lartë se të martën. Sipas vlerësimeve nga RKI, ka rreth 281.000 të shëruar.
Sipas vlerësimeve të RKI në Gjermani, sipas raportit për gjendjen të martën, numri i riprodhimeve, ose vlera R, ishte 1.18 (të martën: 1.29). Kjo do të thotë se një person i infektuar infekton mesatarisht pak më shumë se një person tjetër. Vlera R përshkruan shkallën e infektimit rreth një javë e gjysmë më parë.
Përveç kësaj, RKI jep një të ashtuquajtur vlerë R shtatëditore në raportin aktual për situatën. Vlera lidhet me një periudhë më të gjatë dhe për këtë arsye u nënshtrohet më pak luhatjeve ditore. Sipas vlerësimeve të RKI, të martën kjo vlerë ishte 1.20. Ajo tregon përparimin e infektimeve nga 8 deri në 16 ditë më parë.
Merkeli konsultohet me kryeministrat e landeve
Pasdite, kancelarja Angela Merkel dhe krerët e qeverive të 16 landeve federale do të diskutojnë situatën e tensionuar të pandemisë. Grupi i nivelit të lartë përballet me kritika në rritje të masave të vendosura për Coronën: pakënaqësia për ndalimet e strehimit në hotele po rritet dhe kërkesa për rregulla më të njësuara për Coronën po bëhet më e fortë. /dw
E-Diaspora
-
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës Podiumi i parë i Botërorit për 22-vjeçarin Alban Elezi Cannaferina... -
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026 -
Toronto
Shqiptarja nga diaspora drejt Olimpiadës Dimërore 2026 me flamurin kuqezi -
Greqi
Denik Prizreni përfaqëson Kosovën në Festivalin Ndërkulturor 2026 në Athinë
Jeta në Zvicër
-
Ka plagosur rëndë të njohurin me pistoletë në Zug – Gjykohet kosovari Prokurori kërkon një dënim me 16 vjet burg për tentativë vrasjeje dhe vepra të tjera penale.... -
Sanija Ameti dënohet me gjobë pasi qëlloi me armë imazhin e krishterë -
Frangu zviceran forcohet kundrejt dollarit, por Banka Kombëtare Zvicerane nuk ka gjasa të ndërhyjë -
Popullsia në plakje godet kërkesën për prona në disa pjesë të Zvicrës -
Si do të ndikonte tek ju ligji i planifikuar i Zvicrës për taksat individuale?












