Muzikë
Rita Ora shpreson ta rifitojë besimin e publikut
Këngëtarja me prejardhje kosovare dhe famë botërore, Rita Ora, shpreson shumë që publiku do ta pranojë kërkim faljen e saj, për shkelje të rregullave të mbrojtjes nga koronavirusi, përcjell albinfo.ch.
Ajo kërkoi falje publike për gabimin e saj, duke i thyer rregullat e karantinës të vendosura nga qeveria britanike, për ta festuar ditëlindjen në një restorant e shoqëruar nga 30 të ftuar.
Rita thotë se shpreson të ketë mundësi ta rifitojë besimin e publikut, i cili e ka mbështetur aq shumë përgjatë vjetëve, në çdo hap të karrierës së saj.
Për gazetën “The Sun” të publikuar të dielën, këngëtarja citohet të ketë thënë: “Kërkim falja ime ishte aq e sinqertë dhe vinte nga zemra. Tani thjeshtë shpresoj dhe lutem që publiku ta shoh këtë gjë, dhe ta pranojë faktin se jam penduar për këtë gabim”.
Ylli i hitit “Hot Right Now” që shkeli masat e sigurisë për herë të dytë, pasi u kthye në shtëpi nga një udhëtim në Egjipt dhe nuk u vetizolua, përveç se kërkoi falje publike përmes një postimi në rrjetet sociale, po ashtu doli vullnetare për ta paguar shumën maksimale të shkeljes së masave anti-COVID, që e kap shifrën prej 10 mijë funtesh. Por siç duket, kjo nuk po mjafton për publikun dhe qytetarët e Britanisë së Madhe, vend ky i cili është goditur mjaft rëndë nga pandemia dhe vazhdon të jetë me masa të ashpërsua të sigurisë nga koronavirusi.
Ndër të tjera, në intervistën e saj për “The Sun”, Rita Ora e ka pranuar se është plotësisht e vetëdijshme për sakrificat që njerëzit është dashur t’i bëjnë gjatë pandemisë, dhe ndihet e turpëruar për veprimet e saj të papërgjegjshme.
Kujtojmë se Ora ishte ndër yjet e parë të showbizit, që i bënë thirrje njerëzve anembanë botës t’i respektojnë rregullat e karantinës, qysh në muajin mars kur u shënuan rastet e para me koronavirus.
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” Studentja e mjekësisë u zhduk para 10 ditësh në Alpet e Bernës. Familja e saj lutet:... -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit












