Koronavirusi: çast pas çasti
Edhe personat me alergji mund të marrin vaksinën anti-Covid
Personat që vuajnë nga alergji ndaj ushqimit ose ilaçeve të tjera mund ta bëjnë vaksinën e Oxford/AstraZeneca, sipas ekspertëve.
“Ne rekomandojmë që personat me një histori të njohur reaksioni ndaj një përbërësi specifik të vaksinës nuk duhet të vaksinohen me vaksinën Oxford/AstraZeneca, por alergjikët ndaj ilaçeve të tjera ose ushqimit mund të vaksinohen pa asnjë problem”, tha prof.Munir Pirmohamed, kryetari i Komisionit për grupin punues të ekspertëve të Komisionit për ilaçe njerëzore për vaksinat COVID-19.
Agjencia Rregullatore britanike e Barnave dhe Shëndetit (MHRA) njoftoi, gjithashtu, se ajo kishte ndryshuar këshillën e saj të mëparshme në lidhje me alergjitë për personat që marrin vaksinën Pfizer/BioNTech, transmeton ATSH, përcjell albinfo.ch.
Pas njoftimit se alergjikët nuk duhet të vaksinohet me atë vaksinë, dr. June Rainer, kreu ekzekutiv i MHRA-s, tha se pas vaksinimeve të bëra në BM dhe SHBA, ishte e qartë se nuk kishte ndonjë shqetësim shtesë ndaj saj.
“Komisioni për Ilaçet Njerëzore tani këshillon se kushdo që ka alergji ndaj ushqimit, ose ndonjë ilaçi, ose vaksine tjetër, mund të vaksinohet me vaksinën Pfizer/BioNTech”, tha ajo.
“Sigurisht, kushdo me histori të reaksionit alergjik ndaj kësaj vaksine ose përbërësve të saj, nuk duhet ta bëjë atë”, shtoi Rainer.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave Kantoni më i shtrenjtë në Zvicër po kërkon më shumë transparencë në tregun e banesave... -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane -
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës -
Debati për “10 milionë banorë” në Zvicër: Kush po emigron realisht?














