Kosova
Qeveria ofron bono për diasporën në vlerë 20 milionë euro
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka bërë të ditur vendimin për bono për diasporën.
Sot janë takuar me bankat komerciale dhe BQK-në dhe kanë nënshkruar marrëveshje për emetimin e këtyre letrave me vlerë.
“Po e përmbushim dhe një premtim që kemi dhënë për bono për diasporën. Bono trevjeçare dhe pesëvjeçare, periudha e shitjes do të jetë prej 21 korrik deri më 18 gusht. Dhe data e emetimit 20 gusht. Bankat komerciale me të cilat do të kemi bashkëpunim janë Raiffeisen Bank, ProCredit Bank, NLB banka, BKT, Banka Ekonomike dhe Banka për Biznes. Shuma e ofruar për shitje është 20 milionë euro, në të drejtë të rritjes deri më 50 për qind të shumës së ofruar”, ka njoftuar Murati.
Shuma minimale për blerje është 10 mijë euro, kurse ajo maksimale për një person në një bankë është 500 mijë euro.
E-Diaspora
-
Shkencëtari shqiptar Ardian Jusufi nominohet për çmimin prestigjioz “Falling Walls Science Breakthroughs 2026” Hulumtimi i tij, i frymëzuar nga lëvizja e kafshëve, po ndihmon në zhvillimin e robotëve më... -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse”
Jeta në Zvicër
-
Vala e të nxehtit mund të rrisë çmimet e ushqimeve në Zvicër Thatësira dhe mungesa e ujit po dëmtojnë prodhimet bujqësore, ndërsa supermarketet paralajmërojnë se konsumatorët mund të... -
Çfarë të drejtash kanë pasagjerët që udhëtojnë me kompanitë ajrore zvicerane? -
Vala e të nxehtit mbush pishinat në Zvicër, mbi 15 milionë vizita këtë verë -
Pacientët e moshuar trajtohen në temperatura deri në 30 gradë në spitalin më të madh të Zvicrës -
Strehimoret e kafshëve në Zvicër përshtaten përballë valës së të nxehtit














