Të tjera
Triumf ëndrrash i Lara Gut-Behramit në Botërorin e St.Moritz-it
Me kohën përrallore prej 1: 19.82 minuta, ajo ka lënë mbrapa edhe Sofia Goggia-n, e cila kishte triumfuar në 3 garat e para të shpejtësisë të sezonit në Lake Louise
Skitarja zvicerane nga Ticinoja, Lara Gut-Behrami ka fituar me një rrëshqitje fenomenale në Super-G në St. Moritz, duke lënë mbrapa stë gjitha rivalet e saj të njohura botërore.
Kështu dukej sot podiumi pas garës në St.Moritz:
1. Lara Gut-Behrami (SUI) 1: 19.82 minuta
2. Sofia Goggia (ITA) +0,18 sekonda
3. Mikaela Shiffrin (SHBA) +1,18
Lara Gut-Behrami me numrin 7 bëri një rrëshqitje ëndrrash në dëborë në “Engiadina”, duke kaluar garuesen tjetër, Elena Curtoni, e cila kishte qenë në epërsi deri atëherë, për 1.74 sekonda.
Me kohën përrallore prej 1: 19.82 minuta, ajo ka lënë mbrapa të gjitha konkurrentet e saj përfshirë edhe Sofia Goggia-n, e cila kishte triumfuar në 3 garat e para të shpejtësisë të sezonit në Lake Louise.
Italiania e ndodqi gjithë kohën Gut-Behramin dhe në fund humbi për 18 të qindtat. Mikaela Shiffrin zuri vendin e tretë, duke fituar kështu podiumin e saj të 111-të.
Gut-Behrami rrezatuese
“Është bukur të fitosh sërish këtu. Nuk ishte e lehtë. Shikueshmëria nuk ishte aq e mirë dhe kishte shumë dallgë”, tha Gut-Behrami pas fitores së saj. “Por më pëlqen të udhëheq në Super-G, garë kjo ku duhet të japësh të gjitha. Dhe, unë ia dola”.
Të ngjashme
Të tjera nga Të tjera
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih Ky është një nga incidentet më të rënda të lidhura me motin ekstrem në Zvicër gjatë... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve












