Lajme
Edhe një anije fundoset në Egje, vdesin 16 persona
Së paku 16 persona vdiqën kur një anije, e cila bartte migrantë, u fundos më 24 dhjetor në Detin Egje.
Sipas autoriteteve greke, 62 persona u shpëtuan pas fundosjes së anijes, rreth 8 kilometra larg nga ishulli grek Paros. Të mbijetuarit e kësaj tragjedie thanë se në anije ndodheshin rreth 80 persona.
Autoritetet janë në kërkim të të mbijetuarve të tjerë, derisa si pasojë e tragjedisë së tretë të këtillë brenda kësaj jave në Greqi numri i të vdekurve në total arriti në 30.
Greqia mbetet njëra prej rrugëve kryesore nëpër të cilën kalojnë migrantët në përpjekje për të arritur në Bashkimin Evropian.
Kjo rrugë shfrytëzohet edhe nga refugjatët që ikin nga konfliktet dhe varfëria në Afrikë, Azi apo Lindje të Mesme.
Sipas Agjencisë së OKB-së për Refugjatë, UNHCR, vlerësohet se më shumë se 2,500 njerëz vdiqën ose u zhdukën në det në tentimi për të arritur në Evropë që nga janari e deri në nëntor të këtij viti./rel
E-Diaspora
-
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës Ndërsa në Maqedoninë e Veriut luftohet për këto të drejta bazë, në Zvicër shpesh shohim një... -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe -
Washington D.C.
Kultura e Kosovës promovohet në Washington D.C.
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e shtëpive në Zvicër po vazhdojnë të rriten Çmimet për apartamentet dhe shtëpitë me një familje në Zvicër vazhduan të rriteshin në një nivel... -
Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë -
Çfarë dihet për të gjithë shtetasit jo-BE që punojnë në Zvicër? -
A do të preken udhëtarët në Zvicër nga kriza e afërt e karburantit të avionëve në Evropë? -
Sa i (pa)pastër është ajri në Zvicër











