Lajme
Më 1 janar Franca merr presidencën e BE-së
Më 1 janar Franca do të marrë presidencën e radhës të Bashkimit Europian.
Kjo përgjegjshmëri e re për Francën vjen në një kohë kur presidenti francez, Emmanuel Macron, pritet të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme në prill.
“Nëse do të më duhej të përmblidhja me një fjali qëllimin e kësaj presidence, e cila do të zgjasë nga 1 janari deri më 30 qershor, do të thosha se ne duhet të kalojmë nga një Evropë bashkëpunimi brenda kufijve tanë në një Evropë të fuqishme në botë, plotësisht sovrane, e lirë nga zgjedhjet e saj dhe zotëruese e fatit të saj”, tha Macron.
Pak javë më parë ministri francez për Evropën dhe Punët e Jashtme, Jean Yves Le Drian dhe homologu i tij slloven, Anze Logar, u takuan në Paris, me rastin e dorëzimit të presidencës së Këshillit të BE-së.
Dy ministrat Logar dhe Le Drian ranë dakord mes të tjerash për vijimin e procesit të zgjerimit me Ballkanin Perëndimor, që sipas tyre përbën një stimul të rëndësishëm që vendet kandidate të implementojnë reformat.
E-Diaspora
-
Shkencëtari shqiptar Ardian Jusufi nominohet për çmimin prestigjioz “Falling Walls Science Breakthroughs 2026” Hulumtimi i tij, i frymëzuar nga lëvizja e kafshëve, po ndihmon në zhvillimin e robotëve më... -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse”
Jeta në Zvicër
-
Vala e të nxehtit mbush pishinat në Zvicër, mbi 15 milionë vizita këtë verë Deri tani janë regjistruar mbi 15 milionë hyrje në pishinat publike në mbarë vendin, ndërsa shumë... -
Pacientët e moshuar trajtohen në temperatura deri në 30 gradë në spitalin më të madh të Zvicrës -
Strehimoret e kafshëve në Zvicër përshtaten përballë valës së të nxehtit -
Qiratë në Zvicër: A mund të kërkoni ulje të qirasë gjatë valës së të nxehtit? -
Rekorde të reja të temperaturave në Zvicër, deri në 34.5 gradë në Sion













