Ukraina
Ukraina thotë se Rusia do që ta ndajë në dy pjesë
Rusia do që ta ndajë Ukrainën në dy pjesë, siç ndodhi me Korenë e Veriut dhe atë të Jugut, tha të dielën shefi i zbulimit ushtarak të Ukrainës, Kyrylo Budanov.
Ai tha se vendi do të bënte një luftë të ashpër për të parandaluar një copëtim të vendit.
Presidenti Volodymyr Zelenskiy i kërkoi Perëndimit t’i japë Ukrainës tanke, avionë dhe raketa për të ndihmuar në frenimin e forcave ruse, të cilat qeveria e Kievit tha se po vinin gjithnjë e më shumë në shënjestër depot e karburantit dhe ushqimit.
Pas më shumë se katër javësh konflikt, Rusia nuk ka arritur të marrë nën kontroll asnjë qytet të madh ukrainas dhe Moska sinjalizoi të premten se po zvogëlonte ambiciet e saj për t’u fokusuar në sigurimin e rajonit të Donbasit në Ukrainën lindore, ku separatistët e mbështetur nga Rusia kanë luftuar me ushtrinë ukrainase për tetë vjetët e fundit.
Një udhëheqës lokal në Republikën e vetëshpallur Popullore të Luhanskut tha të dielën se rajoni mund të mbajë së shpejti një referendum për bashkimin me Rusinë, ashtu siç ndodhi në Krime, pasi Rusia aneksoi gadishullin ukrainas në 2014./VOA
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih Ndryshimi më i madh në historinë e transportit publik të qytetit të Cyrihut nuk ka shkaktuar... -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël











