Kosova
Çfarë porosie ka Italia për Qeverinë e Kosovës
Shteti italian mbështet dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës dhe shtyn për një moderim të toneve dhe veprimeve nga të dyja palët, përcjell albinfo.ch.
Ambasadori italian në Prishtinë, Antonello De Riu, në një prononcim për agjencinë italiane të lajmeve “Nova” lidhur me tensionet e ndodhura dje mes dy vendeve, për shkak të hyrjes në fuqi, të shtyrë më pas për një muaj, të dy masave të vendosura nga Qeveria e Prishtinës: regjistrimi i targave të makinave dhe dokumenteve të përkohshme për qytetarët e etnisë serbe.
De Riu thekson se Italia e mirëpret “vendimin e Prishtinës për t’u dhënë qytetarëve serbo-kosovarë një periudhë më të gjatë kohore, me vetëdijen se masat në fjalë, siç theksoi edhe i dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, janë plotësisht legjitime sipas marrëveshjeve të mëhershme të Brukselit”.
Po ashtu, ambasadori këshillon që autoritetet e Kosovës “të bëjnë të gjitha përpjekjet për t’u komunikuar qartë qytetarëve që banojnë në veri procedurat e reja për hyrjen dhe daljen e njerëzve dhe automjeteve, duke siguruar një kohë të përshtatshme për zbatimin e tyre”.
Njëherësh thekson që Prishtina dhe Beogradi të angazhohen me të vërtetë për të siguruar që lëvizja e lirë e qytetarëve të tyre përkatës të sigurohet në përputhje me parimet e Bashkimit Evropian, ku të dyja vendet dëshirojnë të bëhen pjesë.
Në fund, shefi i misionit diplomatik nënvizon nevojën për uljen e tensioneve, pasi në Kosovë pikërisht këto ditë arrin mesazhi i paqes përmes Sunny Hill Festival, nga data 4-7 gusht me promovimin e këngëtares Dua Lipa, ku do të marrë pjesë edhe këngëtari italian, Mahmood.
“Nisma është bërë edhe me “mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë dhe Ambasadës, si dhe me mijëra të rinj të ardhur nga vendet e rajonit të Ballkanit dhe pjesës tjetër të Evropës”, përfundoi ambasadori De Riu.
E-Diaspora
-
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova 20-vjeçarja nga Malisheva humbi jetën në një aksident trafiku në Gjermani... -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj -
Diaspora shqiptare në Gjenevë organizon protestë: “Shqipëria nuk është në shitje” -
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori













