Lajme
Halim Mejzini dhe Bujar Zela, ekspozitë personale në Baden të Austrisë
Në 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Bëhet e ditur se në Baden të Austrisë, me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, artistët e artit pamor, Bujar Zela dhe Halim Mejzini, kanë hapur ekspozitën e tyre personale, përcjell albinfo.at.

Ekspozita iu kushtua figurave të ndritura të kohës dhe personaliteteve të artit, muzikës dhe politikës kosovare, të cilët i kanë dhënë kontribut të çmuar kombit shqiptar, gjatë viteve të rezistencës në forma të ndryshme me profesionet e tyre.

Vlen të theksohet se Halim Mejzini u lind në fshatin Kosavë, komuna e Dragashit (Republika e Kosovës).
Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmën në gjimnazin “Frang Bardhi” në Mitrovicë.

Halimi, qysh si nxënës fillorist ishte shoqëruar me përkushtimin dhe dashurinë për artet pamore. Pikërisht ajo dashuri bëri që ai në kohët më të vështira për atdheun të udhëtonte deri në dhjetë kilometra, dy herë në javë, për të ndjekur ushtrimet në Klubin e Artistëve të rinj figurativë në Shkollën Fillore “Sezai Surroi”, te arsimtari i vetëm profesional i artit figurativ, I. Skenderi.

Në vitet 2004 – 2007 në Universitetin e Prishtinës studion Grafikën në klasën e profesorit Fatmir Krypa dhe e përfundon me notë mesatare 9.64, duke u shpërblyer me diplomën “Student i dalluar”. Kështu fiton edhe të drejtën e bursës nga Universiteti i Prishtinës.

Studimet postdiplomike i kryen në Vjenë të Austrisë dhe fiton titullin Magjistër i Artit. Gjatë studimeve në Vjenë ishte përfitues i bursës nga Ministria e Arsimit, shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës.
Dashuria dhe malli për atdheun, bëri që artisti të frymojë atdhetarisht përmes shprehjes figurative. Ai përveç vlerave artistike të shprehura përmes grafikës, vendosi t’i përkushtohet vizatimit të portreteve. Fillimisht, në vitet 2014 -2015, portertoi një numër të konsiderueshëm krijuesish letrarë nga vendëlindja, si kontribut me rastin e botimit të Monografisë “Luleborë Sharri”, me rastin e 25 vjetorit të veprimtarisë së Klubit Letrar “Luigj Gurakuqi” të Sharrit. Ndërkaq, krejt spontanisht, por me ndjenjen e mirënjohjes dhe falënderimit për personalitete që i dhanë krahun, udhëhoqen dhe ndihmuan rezistencën dhe luftën për liri të Kosovës, filloi të punojë portrete personalitetesh. Vizatoi portrete personalitetesh historike, heronj, politikanë e ushtarakë, prijës të levizjes paqësore dhe asaj ushtarake të luftës për liri e pavarësi; personalitete të kulturës, të artit e të letërsisë që identifikojnë vendlindjen dhe atdheun e tij të dashur.
Këto ditë, pikërisht në prag të shënimit të pesëmbëdhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Shoqëria Kulturo Artistike ”17 Shkurti” në Baden të Austrisë organizon dhe hapi ekspozitën e radhës së dy artistëve figurativë: Bujar Zela dhe Halim Mejzini.
Edhe me këtë rast festiv të shënimit të 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, gjithçka frymoi atdhetarisht!
Halim Mejzini aktualisht jeton dhe vepron në Vjenë të Austrisë.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës Nga mesi i javës temperaturat bien ndjeshëm, priten shumë reshje të freskëta bore në male. Me... -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026 -
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton -
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete?













