Kosova
Robin Krasniqi nderohet nga Komuna e Prishtinës
Kryetari i Kryeqytetit të Kosovës, Përparim Rama, ka pritur, sot, në vizitë kampionin e botës në boks, Robin Krasniqi. Me këtë rast kryetari Rama i dhuroi “Hyjneshën në Fron”, duke shprehur kështu vlerësimin e lartë për punën dhe sukseset e Robin Krasniqit, i cili ka lartësuar kombin shqiptar deri në majat e boksit botëror profesionist.
“Njëkohësisht, kampioni i boksit, z. Robin Krasniqi, është shprehur mjaft mirënjohës për mirëpritjen dhe “Hyjneshën” e pranuar. Ai ka konfirmuar se do të vazhdojë me punën dhe përkushtimin e tij në kërkim edhe të sukseseve të tjera në boks”, thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch.
Robin Krasniqi ka filluar të merret me boks që nga viti 2005, ndërsa ka debutuar në boksin profesional që në moshën 18-vjeçare, pa përvojë paraprake në boksin amator. Dashuria dhe pasioni i Robin Krasniqit për boksin gjatë karrierës së tij është shpërblyer me shumë tituj të rëndësishëm në boksin profesionist, disa prej të cilëve janë:
WBA (Interim) / IBO-Light-Heavyweight World Champion 2020;
EBU Super-Middleweight European Champion 2018;
WBA & WBO Super-Middleweight International Champion 2016;
WBA Light-Heavyweight World Title Contender 2015;
WBA Light-Heavyweight Continental Champion 2014;
WBA Light-Heavyweight International Champion 2014;
WBO Light-Heavyweight World Title Contender 2013;
WBO Light-Heavyweight European Champion 2011-2012;
German Champion – Light-Heavyweight 2010.
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Papunësia ra në 3% në prill Faktorët sezonalë ndikojnë pozitivisht në të dhënat e publikuara nga SECO.... -
Si rriten pagat në Zvicër me moshën? -
Zvicra importon një numër rekord organesh -
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit -
Qeveria zvicerane shqyrton taksën për imigracionin













