Kosova
Escobar takohet sot me Osmanin, Kurtin dhe Konjufcën
Escobar vazhdon vizitën në Kosovë
I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, sot takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, me kryeministrin Albin Kurti dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca.
Fillimisht Escobar do të pritet nga presidentja Vjosa Osmani. Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit. Kurse, nga ora 10:00, ata do të deklarohen për media.
Në orën 10:20 atë e pret kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.
Ndërsa në orën 11:00, Escobar do të takohet me kryeministrin Albin Kurti.
Escobar të enjten mbrëma ka takuar edhe përfaqësuesit e partive opozitare në vend.
Në këtë takim kanë marrë pjesë kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, si dhe nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini. Pas takimit ata nuk janë deklaruar për media. Vetëm AAK-ja në një njoftim për mëdia pas takimit ka ripërsëritur se Propozimi evropian e ka mbështetjen e saj të plotë.
Escobar të mërkurën e kësaj jave qëndroi për vizitë në Serbi, ku u takua me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe me përfaqësuesit e opozitës pro-evropiane.
Takimet e të dërguarit të SHBA-së vijnë dy ditë para takimit të nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë. Kurti e Vuçiq do të takohen të shtunën në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Para Escobarit, të dyja vendet i vizitoi edhe i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, të enjten ka thekuar se janë të fokusuar në zbatimin e Planit evropian, pasi siç thotë ai, palët janë dakorduar për marrëveshjen.
E-Diaspora
-
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë 25-vjeçarja shqiptare diplomon në Danimarkë, punimi për luftën në Kosovë vlerësohet maksimalisht... -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj -
Diaspora shqiptare në Gjenevë organizon protestë: “Shqipëria nuk është në shitje” -
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë
Jeta në Zvicër
-
Studimi i OECD-së: Zvicranët kanë besimin më të lartë te qeveria Qytetarët në Zvicër besojnë te institucionet më shumë se në vendet e tjera të OECD-së... -
Hiqen paralajmërimet për vapën në pothuajse të gjithë Zvicrën -
Pas vapës ekstreme, shpërthen zjarr i madh mbi Locarno -
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone














