Kosova
Kurti nis takimin me Borrellin
Borrell: Sytë e BE-së janë te Ohri
Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga sigurimi, ka nisur takimin me Borell në ambimentet e hotelit në Ohër, përcjell albinfo.ch.
Takimet janë të mbyllura, ndërkohë që Kurti ka deklaruar se do të mbajë konferecë për media pas takimit me kryeministrin serb, Vuçiq.
Para se të hyjë në takim, Kurti është pyetur nga gazetarët se a pret ndonjë rezultat pozitiv nga takimi.
Kryeministri i është përgjigjur pozitivisht, duke thënë se pret rezultate pozitive nga takimi.
Kurti tha se nuk ka ende pajtim sa i takon planit të zbatimit të propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Duke folur për gazetarët në Ohër, ai tha se për tekstin e këtij plani do të diskutohet gjatë takimit të sotëm me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Nga këtu do të shkoj për takim më presidentin Pendarovskin dhe me pastaj kemi takimet bilaterale përkatësisht me Borrell dhe Lajcak që i paraprinë takimit trilateral.
Unë jam optimist, jam i vëmendshëm dhe do të bëjmë më të mirën për Republikën e Kosovës, sovranitetin, integritetin territorial, interesin publik dhe të popullit për të gjithë qytetarët, sepse unë jam kryeministër i Republikës i të gjithë qytetarëve.
Me këtë rast përveç se jam optimist, kam ardhur me qëllim të mirë me vullnet të mirë dhe me mirëbesim që dakordimin e arritur më herët që fatkeqësisht nuk u nënshkrua në Bruksel më 27 shkurt ta vazhdojmë përmes bisedimeve për planin e zbatimit dhe në këtë mënyrë ta rrumbullakojmë marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve.
Do të kemi bisedime për planin e zbatimit, sepse nuk ka tekst të përfunduar. Përderisa nuk ka tekst të përfunduar nuk mund të ketë përfundim të bisedimeve përderisa nuk ka përfundim të bisedimeve nuk mund të këtë marrëveshje.
Unë jam këtu për dialog parimor të hapur serioz që duhet të rezultoj me marrëveshjen marrëveshja nënkupton tekst përfundimtar dhe të dakorduar. Pra nuk kam ardhur për bisedime për bisedime, por për bisedime për marrëveshje”, tha Kurti.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur Gjetjet fillestare tregojnë se shoferi 87-vjeçar shtypi aksidentalisht pedalin e gazit në vend të pedalit të... -
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta -
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua












