Kosova
Opozita në Serbi, kundër Marrëveshjes së arritur në Ohër
Aneksi i marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi, për të cilin palët u morën vesh në Ohër, nuk është mirëpritur nga opozita serbe.
Pranimin e marrëveshjes e ka cilësuar si grushtshtet lideri i lëvizjes së djathtë Dveri, Boshko Obradoviq. “Në mënyrë të paautorizuar ka marrë përsipër obligimin në Ohër që të fillojë zbatimin e Marrëveshjes që e ka pranuar më 27 shkurt në Bruksel”, ka theksuar ai, duke bërë thirrje edhe për tubime kundër marrëveshjes. Ai mes tjerash ka kërkuar edhe dorëheqjen e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, raporton Radio Evropa e Lirë, përcjell albinfo.ch.
Në anën tjetër, kryetari i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë, Pavle Gërboviq, thotë se është lajm i rëndësishëm marrëveshja. “Është e pamundur të jesh politikan proevropian, të angazhohesh për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian dhe të jesh kundër kësaj marrëveshjeje. Pyetja për ne është se a pranojmë të jemi pjesë e hapësirës politike të krijuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, apo jo”, ka thënë ai në TV N1, përcjell albinfo.ch.
Kosova dhe Serbia më 18 mars u pajtuan për Marrëveshjen dhe planin e zbatimit të saj për normalizim të marrëdhënieve.
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku Një motoçiklist u lëndua në një aksident në rrugën e mbuluar me borë të Qafës Bernina... -
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi -
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit














