Kosova
Blinken: Përmbushja e obligimeve, përshpejton rrugën e anëtarësimit në BE
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, përmes një komunikate ka shprehur angazhimin për të mbështetur Kosovën dhe Serbinë në zbatimin e marrëveshjes që u nënshkrua të shtunën në Ohër.
Ai tutje tha se me përmbushjen e obligimeve që dalin nga kjo marrëveshje, Kosovës dhe Serbisë i përshpejtohet rruga e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“Ne do të vazhdojmë të mbështesim avancimin e stabilitetit dhe prosperitetit në Ballkanin Perëndimor. Falënderojmë BE-në për lehtësimin e bisedimeve dhe Qeverinë e Maqedonisë së Veriut për pritjen e palëve dhe mbështetjen për finalizimin e kësaj marrëveshjeje”, thuhet në komunikatën e Blinkenit, përcjell albinfo.ch.
Kosova dhe Serbia më 18 mars në Ohër arritën dakordimin, pa nënshkrim, për Marrëveshjen dhe aneksin e zbatimit të saj për normalizim të marrëdhënieve.
E-Diaspora
-
Mobiliteti i së ardhmes – përgjegjësi dhe inovacion në AMAG Group AG “Njerëzit mendojnë se industria e automobilave ka të bëjë vetëm me vetura – në fakt, gjithçka... -
Bëhet publike agjenda e “House of Kosova 2026” , vetëm 25 shtete kanë “shtëpitë” e tyre në Davos -
Këshilli i Shtypit hedh poshtë kritikat për esenë e Kaltërina Latifit mbi diskriminimin e grave kosovare -
Ragip Xhaka jep dorëheqje nga kryetari i degës së PDK-së në Zvicër -
Rritje mbi 40% e shërbimeve konsullore të Kosovës në Cyrih gjatë vitit 2025
Jeta në Zvicër
-
Mobiliteti i së ardhmes – përgjegjësi dhe inovacion në AMAG Group AG “Njerëzit mendojnë se industria e automobilave ka të bëjë vetëm me vetura – në fakt, gjithçka... -
Thirrjet emergjente më të çuditshme të vitit 2025 -
Kërcënim i shtuar për sigurinë në Davos, edhe për shkak të vizitës së Trump -
Kostot administrative të shëndetësisë zvicerane janë jashtë kontrollit, sipas ekspertëve -
Sezoni i hershëm i gripit ngarkon spitalet










