Kosova
Borrell – Escobar ia bëjnë të qartë Vuçiqit: Marrëveshja për Kosovën është e detyrueshme edhe pa nënshkrim
Para pak ditësh, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka tentuar ta bindë opinionin se Aneksi i marrëveshjes me Kosovën nuk është obligativ, sepse nuk e ka nënshkruar, përcjell albinfo.ch.
Por, me të njëjtën shpejtësi mbërritën edhe mohimet nga Bashkimi Evropian dhe Amerika, zyrtarët e të cilëve thonë se marrëveshja është shumë e vlefshme.
Përgjigja për Vuçiqin erdhi nga përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë, Josep Borrell, por edhe nga i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Borrell tha se marrëveshja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, e arritur në takimin në Ohër, u bë ligjërisht e detyrueshme në momentin kur Bashkimi Evropian doli me njoftimin.
“Marrëveshja nuk u nënshkrua për arsye ligjore, por të dyja palët ranë dakord që deklarata ime (pas takimit të Ohrit) përfaqëson për të dyja palët një angazhim për t’u përkushtuar plotësisht ndaj detyrimeve që dalin nga kjo marrëveshje dhe zbatimi i saj”, tha Borrell pas takimit të ministrave të punëve të jashtme të BE-së.
Ai shtoi se ky është një moment historik i rëndësishëm në procesin e normalizimit të marrëdhënieve, i cili krijon një “status quo të re në dialog”.
Theksoi se BE-ja do të monitorojë procesin e zbatimit të gjithçkaje për të cilën është rënë dakord dhe shtoi se ka çështje urgjente që duhet të zbatohen menjëherë, siç është formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
“Marrëveshja e arritur nga Kosova dhe Serbia në takimin në Ohër, në Maqedoninë e Veriut, është ligjërisht e detyrueshme. Ai është ligjërisht i detyrueshëm për të dyja palët në çdo aspekt. Nuk ishte çështje nënshkrimi, por obligimi”, tha Escobar.
“Hapi i radhës për të dyja palët është fillimi i zbatimit të marrëveshjes”, theksoi ai.
Kështu iu dha fund të gjitha spekulimeve nëse është e vlefshme apo jo marrëveshja nga Brukseli dhe Ohri, e cila u iniciua nga presidenti i Serbisë.
Kujtojmë se një ditë pas takimit në Ohër, në një fjalim për opinionin serb, Vuçiq tha se në kuptimin formal dhe juridik është e vështirë të vërtetohet se marrëveshja ekziston pa nënshkrim.
Një ditë pas deklaratave të Borrellit dhe Escobarit të cilat demantojnë Vuçiqin, ai thotë se qëndrimi i tij nuk ka ndryshuar asnjë pikë para askujt. Por duket se e ka bërë, ndaj tani thotë se vlen edhe marrëveshja verbale.
“Do ta përsëris edhe një herë – është ligjërisht e detyrueshme për Serbinë kur unë i vë nënshkrim ose vulë diçkaje ose kur bie dakord verbalisht ose gojarisht me të. Askush nuk mund të prodhojë pasoja ligjore për Serbinë, përveç presidentit të saj ose, në disa raste, kryeministrit apo ministrit të punëve të jashtme. Sa i përket zbatimit, Serbia do të përmbushë dhe do të bëjë gjithçka që ka thënë se do të bëjë për zbatimin”, tha dje Vuçiqi.
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Zvicra importon një numër rekord organesh Më shumë njerëz morën transplante në Zvicër në vitin 2025 falë një numri rekord të organeve... -
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit -
Qeveria zvicerane shqyrton taksën për imigracionin -
Cilat janë pesë rreziqet që i kanosen Zvicrës, sipas qeverisë? -
Zermatt ka më shumë të huaj se zviceranë













