Kosova
Parlamenti Evropian voton edhe sot lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën
Në PE sot mbahet edhe një votim për liberalizimin e vizave për Kosovën
Mësohet se Komiteti i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështjet e Brendshme do të votojë sot edhe një herë për liberalizimin e vizave për Kosovën. Këtë e ka konfirmuar për Radio Kosovën zëdhënësi i Parlamentit Evropian, Ojamo Janne. Votimi i fundit për vizat do të bëhet në seancën plenare të Parlamentit Evropian që mbahet më 18 prill, përcjell albinfo.ch.
Në agjendën e sotme të Komitetit të Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështjet e Brendshme, votimi për liberalizimin e vizave për Kosovën do të bëhet rreth orës 12:00, ndërsa do të raportojë eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, i cili është raportuesi i Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën. Këtë e ka konfirmuar për Radio Kosovën, zëdhënës i Parlamentit Evropian, Ojamo Janne. Ndërkohë, votimi i fundit për vizat do të bëhet në seancë plenare që do të mbahet më 18 prill nga Parlamenti Evropian.
Këshilli i Ministrave të BE-së, më 9 mars kishte miratuar në lexim të parë lëvizjen pa viza për qytetarët e Kosovës. Procedura e radhës u bart në Komisionin për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme (LIBE) për një votim sërish.
Hedhja në votim e dosjes së liberalizimit të vizave për Kosovën u planifikua për dje, por kjo u vu në agjendën e sotme të LIBE-s.
Në agjendën e publikuar nga Parlamenti Evropian, pika për Kosovën është e para që do të shqyrtohet sot. Më 12 janar të këtij viti, LIBE kishte votuar pro liberalizimit të vizave. Ndërkaq, për votimin e dytë që do të bëhet sot, Ojamo pati thënë se kjo procedurë duhet të ndodhë prapë.
Për liberalizimin e vizave do të votojë edhe Parlamenti Evropian, ku sipas një draft-agjende, kjo pritet më 18 prill. Pas hedhjes në votim edhe në PE, hapat e mbetur për këtë proces janë: Akti ligjor duhet të nënshkruhet nga përfaqësuesit e institucioneve të BE-së: Komisioni Evropian, Këshilli Evropian, Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian. Vendimi duhet të publikohet në gazetën zyrtare dhe Liberalizimi i vizave hyn në fuqi në afatin e dakorduar nga 1 janari i 2024-ës.
E-Diaspora
-
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare Fight Night Rheintal do të mbahet më 27 qershor 2026 në Oberriet dhe pritet të mbledhë... -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali -
St. Gallen
Në Simpoziumin e St. Gallenit, Kusari-Lila takon ministren zvicerane Karin Keller-Sutter
Jeta në Zvicër
-
Qeveria zvicerane shqyrton taksën për imigracionin Raporti tregon se një “taksë hyrëse” për të huajt ka pengesa ligjore dhe nuk sjell përfitime... -
Cilat janë pesë rreziqet që i kanosen Zvicrës, sipas qeverisë? -
Zermatt ka më shumë të huaj se zviceranë -
Zvicra me “parajsë të re tatimore” për kompanitë -
Zyrtarisht: Zvicra vendos kontrolle kufitare gjatë samitit të G7 në Francë












