Kosova
Zvicra i dhuron 5.5 milionë CHF Kosovës për projektin “Shërbime Shëndetësore të Integruara”
Marrëveshja u nënshkrua sot mes ministrit Vitia dhe ambasadorit Kolly
Zvicra shtrin mbështetjen e saj për të siguruar qasje të barabartë në shërbime shëndetësore cilësore në Kosovë, shkruan albinfo.ch.
Së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë, Zvicra do të përpiqet të përmirësojë cilësinë e kujdesit për pacientët me sëmundje jongjitëse në Spitalet e Përgjithshme të Gjakovës dhe Pejës.
Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia dhe Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly, kanë nënshkruar marrëveshje për projektin “Shërbime Shëndetësore të Integruara” në vlerë 5.5 milionë CHF. Ky projekt në fokus ka sëmundjet jongjitëse dhe u del në ndihmë posaçërisht grupeve të cenueshme që përgjithësisht kanë status shëndetësor më të dobët, përballen me situata më të vështira ekonomike, janë në rrezik më të shtuar të përjashtimit social në krahasim me popullsinë e përgjithshme.
– Ministri Vitia pasi që falënderoi ambasadorin Kolly për mbështetjen që shteti mik i Zvicrës ka treguar në vazhdimësi për shëndetësinë në Kosovë, tha se ndjehet jashtëzakonisht i lumtur edhe për fokusin që ka kjo marrëveshje, siç janë sëmundjet jongjitëse dhe grupet e cenueshme.
Ndërsa Ambasadori i Zvicrës, Thomas Kolly, tha se “Projekti IHS është një tjetër arritje në bashkëpunimin e zgjeruar në sektorin shëndetësor ndërmjet dy vendeve. Ambasadori Kolly nënvizoi përkushtimin për të kontribuar në fuqizimin e sistemit që siguron qasje të barabartë në shërbime shëndetësore cilësore për popullsinë, sidomos për grupet më të cënueshme.”
Spitalet e Përgjithshme në Gjakovë dhe Pejë janë dy partnerët kryesorë të projektit që angazhohen në aktivitete specifike bashkë me disa nga Qendrat e Mjekësisë Familjare që ushtrojnë aktivitetin në disa nga komunat e këtyre dy rajoneve.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











