Kosova
Deputeti gjerman: Marrëveshja e Ohrit duhet të zbatohet
Michael Helmut Roth, deputet gjerman, ka thënë se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë duhet të zbatohet nga të dyja palët. Ai në një bisedë për mediumin serb “Novi Magazin” u shpreh se Kosova bashkë me vendet e tjera të Ballkanit me marrëveshjen e arritur në Ohër kanë mundësi për anëtarësim në BE, shkruan gazetaexpress, përcjell albinfo.ch.
“Jam këtu në momente vendimtare për të ardhmen e Serbisë dhe Kosovës dhe rruga për të dyja vendet është drejt Bashkimit Evropian. Dhe, e përsëris, jam plotësisht i bindur se gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një shans real për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian”, tha deputeti gjerman. Ai shton se dialogu po ashtu është i rëndësisë së lartë për rrugën evropiane të Kosovës dhe Serbisë.
“Udhëheqja e guximshme e Presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti për të kapërcyer polemikat, për të vendosur baza të përbashkëta për pajtim, besim të ndërsjellë dhe prandaj jam i sigurt se marrëveshja e Ohrit është një hap i rëndësishëm përpara dhe pritshmëria ime e qartë është që të dyja palët të zbatojnë atë që kanë premtuar”, deklaroi tutje, shkruan gazetaexpress, përcjell albinfo.ch.
Sipas deputetit gjerman Roth, zbatimi i kësaj marrëveshjeje është sfidë, por që liderët e Kosovës dhe Serbisë duhet të tregojnë përkushtim për zbatimin e saj. “Dhe kjo është arsyeja pse unë shpresoj që lidershipi i të dyja palëve do t’i mbajë premtimet”, tha Roth, shkruan gazetaexpress, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku Një motoçiklist u lëndua në një aksident në rrugën e mbuluar me borë të Qafës Bernina... -
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi -
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit













