Kosova
BE: Pasoja për Kosovën dhe Serbinë nëse nuk zbatojnë marrëveshjen
Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se do të ketë pasoja nëse Kosova dhe Serbia nuk respektojnë Marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve dhe aneksin e saj. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka paralajmëruar pasoja të tilla, pasi është pyetur për deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili është cituar – nga mediat në Serbi – të ketë thënë se do t’i zbatojë disa pjesë të Marrëveshjes, por disa të tjera nuk do t’i pranojë. “Pikat e Marrëveshjes, si dhe aneksi, do të përfshihen në kapitullin 35 të kornizës negociuese në rastin e Serbisë. Kjo do të thotë se Serbia ka obligim kontraktual që të zbatojë pikat e Marrëveshjes, nëse dëshiron të arrijë progres në procesin e anëtarësimit. Pra, kemi një marrëveshje dhe një obligim që ajo të zbatohet, pa zgjedhur pjesë të saj“, ka thënë Stano, duke shtuar se moszbatimi do të ketë pasoja edhe për reputacionin ndërkombëtar, shkruan REL, përcjell albinfo.ch.
Pasojat do të jenë politike dhe ekonomike, ka shtuar Stano. “Monitorimi i zbatimit në terren, i veprimeve të palëve, do të jetë mjeti kryesor i Bashkimit Evropian, vendeve anëtare dhe bashkësisë ndërkombëtare, për të gjykuar përparimin, dhe a është apo jo marrëveshja gjallë. Dhe natyrisht do të ketë pasoja. Do të ketë pasoja politike, pasoja për reputacionin, por edhe pasoja financiare“, ka thënë ai, shkruan REL, përcjell albinfo.ch.
Kosova dhe Serbia, më 18 mars, u pajtuan për marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve dhe aneksin e saj.
E-Diaspora
-
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët Vendimi do të jetë në fuqi nga 1 korriku deri më 31 gusht, për të lehtësuar... -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj -
Diaspora shqiptare në Gjenevë organizon protestë: “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni për në apo nga Zvicra këtë verë Udhëtimet verore nga Zvicra: Çfarë duhet të dini para se të niseni me makinë, tren apo... -
Studimi i OECD-së: Zvicranët kanë besimin më të lartë te qeveria -
Hiqen paralajmërimet për vapën në pothuajse të gjithë Zvicrën -
Pas vapës ekstreme, shpërthen zjarr i madh mbi Locarno -
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër













