Kosova
Abazoviq nderohet me “Çelësin e Prishtinës”: Ndihem si në shtëpi
Bëhet e ditur se kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur mëngjesin e së premtes në takim kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, bashkë me delegacionin e tij, përcjell albinfo.ch.
Me këtë rast, kryetari Rama e nderoi me “Çelësin e Prishtinës” kryeministrin malazez.
Shefi i qeverisë malazeze, Dritan Ambazoviq, tha se me këtë nderim po ndihet si në shtëpinë e tij.
“Gëzohem personalisht që në një mënyrë simbolike bëhem qytetar i Prishtinës. Me të vërtetë e ndiej veten si në shtëpinë time dhe jam më se i bindur se me kryetarin dhe të tjerët do të punojmë si gjithë rajoni ta ndiejnë veten çdo kush vetën si në shtëpinë e tyre”, tha ai.
Abazoviq po qëndron në Kosovë që nga dje dhe sot pritet të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me ç’rast do të nënshkruhet Marrëveshja për Shërbime Ajrore ndërmjet dy vendeve.
E-Diaspora
-
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët Vendimi do të jetë në fuqi nga 1 korriku deri më 31 gusht, për të lehtësuar... -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj -
Diaspora shqiptare në Gjenevë organizon protestë: “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni për në apo nga Zvicra këtë verë Udhëtimet verore nga Zvicra: Çfarë duhet të dini para se të niseni me makinë, tren apo... -
Studimi i OECD-së: Zvicranët kanë besimin më të lartë te qeveria -
Hiqen paralajmërimet për vapën në pothuajse të gjithë Zvicrën -
Pas vapës ekstreme, shpërthen zjarr i madh mbi Locarno -
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër











