Kosova
Osmani vazhdon agjendën e vizitave në Maqedoninë e Veriut
Edhe sot, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të qëndrojë për vizitë në Tetovë, me çka do të ketë vizitë në Komunë dhe në disa vende të tjera. Për këtë qëllim do të ketë kufizime të lëvizjes në disa rrugë, përcjell albinfo.ch.
Fillimisht do të ketë takim me kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, e më pas do të kenë konferencë të përbashkët për shtyp.
Po ashtu do ta vizitojë shkollën fillore “Liria” dhe sheshin e qytetit, ndërsa më pas edhe Xhaminë e Larme (Pashës).
Për shkak të kësaj vizite, Komuna e Tetovës njoftoi se në bashkëpunim me Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë sot do të ketë regjim të veçantë të komunikacionit në zonën qendrore të qytetit nga ora 5 e mëngjesit deri në përfundim të vizitës zyrtare.
Gjatë kësaj periudhe parkimi i automjeteve do të jetë i ndaluar në:
-Bulevardin “Iliria”, nga kryqëzimi me Rrugën “Vidoja Smilevski-Bato” deri në kryqëzimin me Rrugën “Bllagoja Toska”.
-Rrugën “Dervish Cara (JNA)”, nga kryqëzimi me Rrugën “Dimo Gavrovski” deri në Bulevardin “Ilinden”.
-Bulevardin “Ilinden”, në kryqëzimin me Bulevardin “Iliria” deri në udhëkryqin me Rrugën “Dervish Cara (JNA)”.
“Automjetet që parkojnë në rrugët e ndaluara do të tërhiqen për të siguruar lëvizjen normale dhe të sigurt të pjesëmarrësve të tjerë të rrugës. Komuna e Tetovës dhe SPB-Tetovë apelojnë te qytetarët që të mos lëvizin me automjetet e tyre në zonën qendrore të qytetit në ditën e enjte, më 27 prill 2023, pa nevojë të domosdoshme dhe imediate, dhe të kenë mirëkuptim dhe durim për ndryshimin e regjimit të komunikacionit. Qytetarët duhet të respektojnë dhe të veprojnë në përputhje me rrethanat, urdhrat dhe udhëzimet e zyrtarëve policorë për të kontribuar në realizimin e vizitës zyrtare të delegacionit kosovar në mënyrë të sigurt”, informoi Komuna e Tetovës.
Përndryshe, dje presidentja e Kosovës në kuadër të vizitës së saj realizoi takime me presidentin e vendit, me kryeministrin, me kryetarin e Kuvendit si dhe me krerët e disa prej partive politike në vend. Osmani madje pati edhe fjalim në foltoren e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Ajo çfarë u theksua nga këto takime ishte se Maqedonia e Veriut dhe Kosova kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm bilateral dhe ky trend duhet të vazhdojë, me theks të veçantë në rrugën drejt integrimeve evropiane.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur Gjetjet fillestare tregojnë se shoferi 87-vjeçar shtypi aksidentalisht pedalin e gazit në vend të pedalit të... -
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta -
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua











