Kosova
Qeveria e Kosovës mirëpret hapjen e urës së Ibrit
Qeveria e Kosovës e quan vendim të drejtë iniciativën e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut për hapjen e plotë për qarkullim të urës mbi lumin Ibër.
“Vendimi për heqjen e pengesave të tilla është veprim i drejtë dhe i duhur. Kosova është e të gjithë qytetarëve të saj dhe ata gëzojnë të drejtën të lëvizin lirshëm në gjithë territorin e saj”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, përcjell albinfo.ch.
Asamblistët e Komunës së Mitrovicës së Veriut miratuan kërkesën për hapjen e urës më 28 prill.
Deri më tani nuk është bërë e ditur se si dhe kur mund të zbatohet ky vendim.
Lista Serbe thotë se ky vendim “shkel marrëveshjet e Brukselit dhe kërcënon drejtpërdrejt paqen”.
“Duam të paralajmërojmë se hapja eventuale e urës pa dyshim që do të rezultojë me incidente në këtë zonë, gjë që duket se është edhe qëllimi i Prishtinës. Ura, ku kanë ndodhur më shumë se 1.000 sulme me motive etnike nga jugu në veri, është simbol i vuajtjes së popullit serb dhe synimi i Prishtinës është që dëbojë serbët e mbetur nga i vetmi mjedis urban ku ata kanë mbijetuar në një numër më të madh”, thuhet në reagimin e kësaj partie që ka mbështetjen e Beogradit, përcjell albinfo.ch.
Lista Serbe kërkoi nga KFOR-i dhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare që “me urgjencë të pengojnë zbatimin e këtij vendimi”.
Miroslav Lajçak, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi theksoi se tani “nuk është momenti i duhur” për hapjen e urës mbi Ibër, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Pranvera Hyseni operon teleskopët e NASA-s në Mauna Kea Shkencëtarja kosovare Pranvera Hyseni operon teleskopët më të avancuar të NASA-s në Mauna Kea... -
Pritje deri në 30 minuta në hyrje të pikës Dheu i Bardhë -
Itali
Bernard Dika, shqiptari që fitoi mbi 14 mijë vota në Toskanë -
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











