Kosova
Eurodeputetët, thirrje pesëshes së BE-së: Njiheni Kosovën!
Gjatë seancës së Parlamentit Evropian, ku u diskutua për raportin për Kosovën për vitin 2022, disa eurodeputetë i kanë bërë thirrje pesë vendeve mosnjohëse të Bashkimit Evropian që të njohin pavarësinë e Kosovës.
Sipas tyre, Spanja, Qipro, Rumania, Greqia dhe Sllovakia, duke refuzuar njohjen për arsye të brendshme, po e inkurajojnë Serbinë në përpjekjet për destabilizim si dhe një konflikt të mundshëm në rajon.
Deputeti austriak, Thomas Waitz, u ndal edhe te marrëveshjet e fundit që janë refuzuar të nënshkruhen nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.
Ai deklaroi se një marrëveshje e panënshkruar është një marrëveshje e pasuksesshme.
“Kosova është shtet i pavarur prej më shumë se 10 vjetësh. Refuzimi juaj për të njohur bazohet vetëm në çështjet e brendshme. Kështu që unë u bëj qartë thirrje që të mos e mbani bllokimin tuaj, ju vetëm po e inkurajoni Serbinë dhe rrjedhën e saj të konfliktit. Dhe, nëse kjo nuk është ajo që dëshironi, më në fund njiheni Kosovën si shtet të pavarur që është”, deklaroi ai.
Deputeti spanjoll me prejardhje nga Katalonia, Carles Puigdemont, deklaroi se Spanja nuk e njeh Kosovën jo për arsye që lidhen me vetë shtetin kosovar, por për shkak të Katalonisë. Sipas tij, më e vështirë do të bëhet kur Spanja të marrë drejtimin e Këshillit të BE-së.
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
‘Gazi i të qeshurës’ po përhapet te të rinjtë në Zvicër, autoritetet të shqetësuara Gazi i të qeshurës (oksidi i azotit), i shitur lirshëm pa recetë dhe shpesh i aromatizuar,... -
Shefi i sigurisë në Crans-Montana: Bari Le Constellation ishte në rregull -
Votimet Federale më 8 mars: Çfarë duhet të dini -
Zvicër: Pesë ditë burgim me kusht për një pistoletë me ujë -
Ekonomia ruse po ngadalësohet









