Kosova
Kurti: BE-ja ta ndryshojë qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor
Në një konferencë për media, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se e është koha që Bashkimi Evropian ta ndryshojë qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, përcjell albinfo.ch.
Kurti në konferencën për ”Balkan Dialogues Initiative”, shtoi se sa i përket dialogut, Kosova është konstruktive në këtë proces. Kurse sa u përket të drejtave të minoriteteve, Kurti shtoi se është Kushtetuta e Kosovës, e cila i garanton të drejtat për pakicat.
“Ka ardhur koha për Bashkimin Evropian që ta ndryshojë qasjen ndaj rajonit. Fondet e BE-së duhet të ndërlidhen me vlerat evropiane. Kur bëhet fjalë për bashkëpunim rajonal, ne kemi ratifikuar tri marrëveshjet nga procesi i Berlinit”.
“Sa i përket dialogut me Serbinë, ne jemi konstruktivë dhe kreativë në këtë proces. Ne besojmë se marrëveshja bazë e arritur është një hap i rëndësishëm”.
E-Diaspora
-
Albin Kurti i bën thirrje mërgatës: Regjistrohuni sa më parë për të votuar me postë Kryeministri në detyrë i Kosovës kërkon mobilizimin e diasporës për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit,... -
Vjosa Osmani i bën thirrje diasporës: Më 7 qershor ejani në Kosovë dhe votoni -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Zvicër
Arbër Bullakaj: Java e parë në Parlamentin Federal të Zvicrës, intensive dhe e rëndësishme -
Itali
Sot hapet Pavijoni i Kosovës në Bienalen e Venecias
Jeta në Zvicër
-
Qeveria federale zvicerane kërkon dënime më të rënda për vjedhjen e biçikletave Qeveria federale e Zvicrës ka mbështetur një propozim për ashpërsimin e dënimeve ndaj vjedhjes së biçikletave... -
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër në momentin kritik -
Mamitë në Gjenevë kërkojnë rritje page dhe njohje më të madhe të profesionit -
Zvicër: Mbetjet ushqimore ende shumë të larta -
Kosova përfaqësohet në “St. Gallen Symposium 2026”, fokus sfidat globale dhe roli i politikës













