Kosova
Më 19 maj betohet kryetari i zgjedhur i Mitrovicës së Veriut
Kryetari i zgjedhur i Mitrovicës së Veriut, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Erden Atiq, do të bëjë betimin si kryetar komune më 19 maj, shkruajnë mediat në Kosovë.
Ceremonia e betimit do të bëhet në orën 11:00, në sallën e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut.
Më 23 prill u mbajtën zgjedhjet për kryetarë komune në Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut. Këto zgjedhje u bojkotuan nga serbët lokalë që në komunat veriore janë shumicë, përcjell albinfo.ch.
Pak më shumë se 3% e qytetarëve me të drejtë vote e ushtruan atë. Prandaj, Lista Serbe që nuk mori pjesë në këto zgjedhje, pas rezultateve, përmes nënkryetarit të saj, Milan Radojqiq, u shpreh se nuk do të pranojnë qeverisjen lokale nga pakica.
Në anën tjetër, në emër të ruajtjes së rendit dhe sigurisë në Veri, Bashkimi Evropian ka kërkuar nga kryetarët e zgjedhur, shqiptarë, të djegin mandatet e tyre, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë Fluturimi Prishtinë–Berlin u anulua pasi avioni u kthye në aeroport pak minuta pas ngritjes. Dyshohet se... -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet që hyjnë në fuqi në Zvicër nga korriku 2026 Nga 1 korriku 2026, në Zvicër hyjnë në fuqi disa ndryshime të rëndësishme ligjore dhe praktike... -
Gati një në pesë zviceranë investon në kriptovaluta -
Temperaturat do të rriten sërish në Zvicër -
Lopët në Zvicër mund të mbajnë qafore me GPS -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni për në apo nga Zvicra këtë verë












