Kosova
Osmani: USAID-i tregon përkushtimin e palëkundur të SHBA-së për Kosovën
Presidentja Vjosa Osmani ka falënderuar administratoren e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power, për mbështetje ndaj Kosovës, përcjell albinfo.ch.
E para e shtetit në një konferencë për media pas takimit me Power, deklaroi se kontributi i USAID-it është shembull i përkushtimit të Amerikës për Kosovën.
“Kontributi i USAID-it është një nga shembujt më të fortë të përkushtimit të palëkundur të SHBA-së për ta ndihmuar Kosovën drejt sukseseve, për më shumë se dy dekada na kanë qëndruar pranë duke mbështetur gratë, rininë, bizneset si dhe kanë ndihmuar përpjekjet tona për ta forcuar demokracinë dhe sundimin e ligjit”, u shpreh Osmani.
Ajo mes tjerash, ka vlerësuar edhe shpalljen e ankandit të parë për parkun me energji solare me kapacitet prej 100MW.
“Ndërsa nga dje na ndihmuan të bëjmë një hap të sigurt në rrugën tonë të tranzicionit energjik”, tha Osmani.
Tutje, e para e shtetit tha se ka kënaqësi të veçantë që të pres Power pas 24 vjetësh në Kosovë.
“Për Kosovën dhe qytetarët e saj ju keni qenë dhe mbeteni një mike e çmuar siç është gjithnjë në kënaqësi e jashtëzakonshme të presim miqtë tanë nga ShBA-ja veçanërisht kur presim miq që kanë lidhje kaq të forta me popullin tonë dhe kuptojnë historinë tonë e rrugëtimin tonë pakompromis drejt një shtetit të pavarur e demokracie të fortë”.
“Sot administratorja Power viziton Republikën e Kosovës si udhëheqëse e USAID, 24 vjet pas luftës që ishte si reportere e luftës duke raportuar të vërtetën e popullit tonë”, u shpreh Osmani.
E-Diaspora
-
Albin Kurti i bën thirrje mërgatës: Regjistrohuni sa më parë për të votuar me postë Kryeministri në detyrë i Kosovës kërkon mobilizimin e diasporës për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit,... -
Vjosa Osmani i bën thirrje diasporës: Më 7 qershor ejani në Kosovë dhe votoni -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Zvicër
Arbër Bullakaj: Java e parë në Parlamentin Federal të Zvicrës, intensive dhe e rëndësishme -
Itali
Sot hapet Pavijoni i Kosovës në Bienalen e Venecias
Jeta në Zvicër
-
Qeveria federale zvicerane kërkon dënime më të rënda për vjedhjen e biçikletave Qeveria federale e Zvicrës ka mbështetur një propozim për ashpërsimin e dënimeve ndaj vjedhjes së biçikletave... -
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër në momentin kritik -
Mamitë në Gjenevë kërkojnë rritje page dhe njohje më të madhe të profesionit -
Zvicër: Mbetjet ushqimore ende shumë të larta -
Kosova përfaqësohet në “St. Gallen Symposium 2026”, fokus sfidat globale dhe roli i politikës













