Kosova
Kosova synon organizimin e Lojërave Mesdhetare, Prishtina 2030
Kosova po synon që më 2030 të sjellë Lojërat Mesdhetare në Prishtinë. Kështu, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar në takim koordinues pjesëtarët e kabinetit qeveritar për të diskutuar për kandidaturën e Kosovës për organizim, përcjell albinfo.ch.
Bëhet e ditur që është diskutuar për rëndësinë dhe ndikimin pozitiv që do të kishte organizimi i këtyre lojërave për Kosovën. “Ky është një moment i rëndësishëm për ne si shtet, por edhe për ne si qeveri për të demonstruar potencialin tonë për të bërë punë të mëdha”, ka thënë Kurti.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, theksoi se ndikimi i këtij organizimi shkon përtej sportit. U thekua nevoja dhe rëndësia e bashkëpunimit dhe mbështetjes ndërinstitucionale në përgatitjen dhe finalizimin e aplikimit zyrtar dhe të integruar, përcjell albinfo.ch.
Lojërat 2030 shënon edicionin e 21-të të kësaj ngjarjeje multi-sportive, e cila i bën bashkë sportistët dhe qytetarët e 26 shteteve të tri kontinenteve, të cilët preken nga ujërat e Mesdheut.
Kosova kishte shpallur zyrtarisht kandidaturën për organizimin e këtyre lojërave në fillim të muajit prill.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë Fluturimi Prishtinë–Berlin u anulua pasi avioni u kthye në aeroport pak minuta pas ngritjes. Dyshohet se... -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet që hyjnë në fuqi në Zvicër nga korriku 2026 Nga 1 korriku 2026, në Zvicër hyjnë në fuqi disa ndryshime të rëndësishme ligjore dhe praktike... -
Gati një në pesë zviceranë investon në kriptovaluta -
Temperaturat do të rriten sërish në Zvicër -
Lopët në Zvicër mund të mbajnë qafore me GPS -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni për në apo nga Zvicra këtë verë










