Kosova
Eksportet nga Kosova drejt Austrisë janë rritur për 120%
Kurti: Investimet direkte janë dyfishuar
Sot, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Austria është një partner i palëkundur i Kosovës, si para, ashtu dhe pas pavarësimit të vendit, duke ofruar mbështetje dhe ndihmë në një sërë fushash, përcjell albinfo.ch.

Vlen të theksohet se në ceremoninë e themelimit të Shoqatës së Miqësisë Austriako-Kosovare, Kurti ka thënë se kompanitë austriake kanë investuar në Kosovë, duke krijuar vende pune dhe duke ndihmuar në ndërtimin e sektorit privat. Sipas tij, vetëm në dy vjetët e fundit eksportet drejt Austrisë janë rritur për 120%, nga 7 milionë në vitin 2020, 15.4 milionë në vitin 2022, ndërkohë që investimet e huaja direkte vitin e kaluar ishin dyfish më shumë sesa vitin 2021. “Austria është një partner i palëkundur i Kosovës, si para ashtu dhe pas pavarësimit të vendit, duke ofruar mbështetje dhe ndihmë në një sërë fushash; nga zhvillimi ekonomik e deri te bashkëpunimi në fushën e sigurisë. Këtë vit, bashkë me 15-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, shënuam edhe 15-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve”. “Kompanitë austriake kanë investuar në Kosovë, duke krijuar vende pune dhe duke ndihmuar në ndërtimin e sektorit privat”.
Ekspertët austriakë ndër vite, kanë ofruar mbështetje duke ndihmuar në forcimin e institucioneve tona dhe promovimin e qeverisjes së mirë. Sigurisht, Austria ka qenë një avokate e fortë për Kosovën në skenën ndërkombëtare, duke punuar për të promovuar interesat tona dhe për të mbështetur përpjekjet tona për t’u integruar në Bashkimin Evropian.
“Ishte ndër shtetet e para që mirëpriti dhe mbështeti aplikimin tonë në Bashkimin Evropian dhe ndër shtetet që me votë dëshmoi mbështetjen e saj për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Dhe për këtë i jemi mirënjohës”, u shpreh Kurti, teksa përmendi edhe shkëmbimet tregtare ndërmjet Austrisë dhe Kosovës. “Shkëmbimet tregtare ndërmjet dy vendeve tona kanë vazhduar trend pozitiv. Vetëm në dy vjetët e fundit (2020-2022), eksportet drejt Austrisë janë rritur për 120% (7 milionë në 2020, 15.4 milionë në vitin 2022), ndërkohë që investimet e huaja direkte vitin e kaluar (2022) ishin dyfish më shumë sesa vitin pararendës (2021)”.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë











