Kosova
Qytetarët që duan të aplikojnë për vizë gjermane, nuk do të paguajnë 30 euro në “VisaMetric”
Më në fund, kompania “VisaMetric” që merret me alikimin për viza në Ambasadën e Gjermanisë në Kosovë dhe e kontraktuar nga po kjo ambasadë ka vendosur të mos i ngarkojë me pagesën prej 30 eurove qytetarët që aplikojnë për vizë.
Zyrtari ligjor i kësaj kompanie është shprehur se ankesa rreth vendimit të shkallës së parë iu është refuzuar dhe se tashmë kanë pranuar vendimin e dytë që edhe do ta respektojnë.
“Duke qenë se Ankesa e Visametric, ndaj Aktvendimit të Dhomës së Shkallës së Parë është refuzuar dhe Aktvendimin e kemi pranuar sot, Visametric do të respektojë Aktvendimin e Gjykatës”, thuhet në njoftim, përcjellë albinfo.ch.
Ndërkohë ambasada gjermane dhe ambasadori gjerman, Jorn Rohde, kanë refuzuar që të komentojnë mbi këtë çështje duke thënë se Visametric është adresa për pyetje, shkruan Gazeta Express.
Por nuk dihet ende nëse “Visametric” do të rimbursojë qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët që nga 13 shtatori i vitit 2022 kanë shfrytëzuar këtë kompani për procesin e aplikimit për viza, përcjellë albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë Fluturimi Prishtinë–Berlin u anulua pasi avioni u kthye në aeroport pak minuta pas ngritjes. Dyshohet se... -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet që hyjnë në fuqi në Zvicër nga korriku 2026 Nga 1 korriku 2026, në Zvicër hyjnë në fuqi disa ndryshime të rëndësishme ligjore dhe praktike... -
Gati një në pesë zviceranë investon në kriptovaluta -
Temperaturat do të rriten sërish në Zvicër -
Lopët në Zvicër mund të mbajnë qafore me GPS -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni për në apo nga Zvicra këtë verë













