Kosova
Veriu i Kosovës nuk do të ketë më kryetarë që u shërbejnë grupeve kriminale, por qytetarëve
Elbert Krasniqi është shprehur se Veriu nuk do të ketë më kryetarë që u shërbejnë grupeve kriminale, por qytetarëve, përcjell albinfo.ch.
Kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, pritet të marrë sot zyrtarisht detyrën, betimi i kryetarit të ri pritet të bëhet nga ora 11:00.
Para ceremonisë së betimit, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se në komunat veriore deri tani kanë pasur kryetar që nuk kanë qenë në shërbim të qytetarëve, por në shërbim të grupeve kriminale.
“Sot kryetari jep betimin dhe fillon detyrën në shërbim të qytetarëve, me përmbushje të mandatit të tij ligjor dhe kushtetues. Si Qeveri jemi të përkushtuar që me bashkëpunu me secilën komunë të Republikës së Kosovës dhe sidomos me këto komunat në veri, ku për një kohë të gjatë kryetarët nuk kanë qenë në shërbim të qytetarëve, por në shërbim të grupeve kriminale. Jam shumë i lumtur si ministër që më në fund kemi një kryetar që do të angazhohet në baza ditore për përmirësimin e jetës qytetare pa dallim etnie”, ka deklaruar ai për Telegrafin.
Ministri Krasniqi theksoi tutje se janë përkujdesur për të gjitha pjesët administrative, teksa shtoi se presin që gjatë ditëve në vazhdim të caktojnë edhe seancat për konstituimin e tri kuvendeve tjera në veri brenda afateve ligjore.
Në zgjedhjet e 23 prillit, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Erden Atiq, ka marrë 66.9% të votave.
Ndryshe, para betimit të kryetarëve të rinj kanë reaguar edhe shtetet e QUINT-it, të cilat përmes një deklarate u kanë bërë thirrje të gjitha palëve të përmbahen nga përdorimi i forcës ose veprimet që ndezin tensionet ose nxisin konfliktin.
“Nuk duhet të ketë veprime apo iniciativa – përfshirë kryetarët e sapozgjedhur të komunave dhe kuvendet komunale – që nuk i shërbejnë popullit ose që mund të rrisin tensionet. Kjo përfshin ushtrimin e më shumë se kompetencave administrative dhe procesin e marrjes së detyrës pasi nuk ka kërkesë që kryetarët e komunave të bëjnë betimin në zyrat komunale. Të gjitha palët duhet të përmbahen nga përdorimi i forcës ose veprimet që ndezin tensionet ose nxisin konfliktin”, thuhet në deklaratë.
E-Diaspora
-
Albin Kurti i bën thirrje mërgatës: Regjistrohuni sa më parë për të votuar me postë Kryeministri në detyrë i Kosovës kërkon mobilizimin e diasporës për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit,... -
Vjosa Osmani i bën thirrje diasporës: Më 7 qershor ejani në Kosovë dhe votoni -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Zvicër
Arbër Bullakaj: Java e parë në Parlamentin Federal të Zvicrës, intensive dhe e rëndësishme -
Itali
Sot hapet Pavijoni i Kosovës në Bienalen e Venecias
Jeta në Zvicër
-
Qeveria federale zvicerane kërkon dënime më të rënda për vjedhjen e biçikletave Qeveria federale e Zvicrës ka mbështetur një propozim për ashpërsimin e dënimeve ndaj vjedhjes së biçikletave... -
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër në momentin kritik -
Mamitë në Gjenevë kërkojnë rritje page dhe njohje më të madhe të profesionit -
Zvicër: Mbetjet ushqimore ende shumë të larta -
Kosova përfaqësohet në “St. Gallen Symposium 2026”, fokus sfidat globale dhe roli i politikës












