Kosova
G7 diskuton për dialogun Kosovë-Serbi
Të mbledhur në Hiroshima të Japonisë, liderët e G7 kanë diskutuar edhe për dialogun Kosovë-Serbi.
Udhëheqësit kanë mirëpritur marrëveshjen e 27 shkurtit dhe aneksin e saj të zbatimit në Ohër, përcjell albinfo.ch.
Palëve mes tjerash u është bërë thirrje edhe për zbatimin e aneksit të dakorduar më 18 mars.
“Ne e mirëpresim marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe aneksin e saj të zbatimit, të arritur në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja në Bruksel më 27 shkurt dhe në Ohër më 18 mars respektivisht. Me qëllim të zhbllokimit të potencialit të plotë për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë dhe për avancimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë në Ballkanin Perëndimor, ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të zbatojnë me lehtësi dhe mirëbesim detyrimet e tyre përkatëse”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga ky samit.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë Fluturimi Prishtinë–Berlin u anulua pasi avioni u kthye në aeroport pak minuta pas ngritjes. Dyshohet se... -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet që hyjnë në fuqi në Zvicër nga korriku 2026 Nga 1 korriku 2026, në Zvicër hyjnë në fuqi disa ndryshime të rëndësishme ligjore dhe praktike... -
Gati një në pesë zviceranë investon në kriptovaluta -
Temperaturat do të rriten sërish në Zvicër -
Lopët në Zvicër mund të mbajnë qafore me GPS -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni për në apo nga Zvicra këtë verë












