Kosova
Osmani kërkon ndëshkimin e shkeljeve të marrëveshjes për normalizim nga Serbia
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë së shtunës ka marrë pjesë në ceremoninë e betimit të Presidentit të Malit të Zi, përcjell albinfo.ch.
Nga atje ka folur për marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë dhe aneksin për zbatimin e saj. “Kosova nuk u ikën obligimeve të saj, por në të njëjtën kohë ne kërkojmë që të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë të jenë të qartë sa u përket shkeljeve të cilat i ka bërë Serbia në raport me marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe në Ohër, respektivisht, neni 4 i marrëveshjes, i cili kërkon që Serbia të mos kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare”, është shprehur ajo.
Ndërkohë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ajo ka thënë që duhet të bëhet në harmoni me Kushtetutën e Kosovës. “Për këtë arsye ne do të koordinohemi vazhdimisht me SHBA-në dhe BE-në dhe nuk kemi asnjë interesim dhe as qëllim që të ikim nga obligimet tona, por gjithnjë duke përsëritur që Asociacioni duhet të jetë në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015 dhe në asnjë moment mos të ketë ndonjë element që ta bëjë shtetin e Kosovës jofunksional”, deklaroi Osmani nga Mali i Zi.
Presidentja po ashtu ka shprehur shqetësimin me faktin se Serbia kërkon Asociacionin me kompetenca ekzekutive. “Problemi është që në qoftë se zyrtarët e Bashkimit Evropian kërkojnë që edhe vetë statuti të jetë në mes të asaj se çka kërkon Serbia dhe çka propozon Kosova, aty gjithnjë ka rrezik në qoftë se merren elementet të propozimit të Serbisë, që mund të shkojë drejt defunksionalizimit. Por ne po punojmë që garancitë e partnerëve tanë të zbatohen edhe në praktikë, në mënyrë që mos të tejkalohen këto linja të kuqe dhe të respektohet sovraniteti dhe integriteti territorial, por edhe funksionalizimi i brendshëm dhe parimi unitar i shtetit”, u shpreh Vjosa Osmani, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë Fluturimi Prishtinë–Berlin u anulua pasi avioni u kthye në aeroport pak minuta pas ngritjes. Dyshohet se... -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet që hyjnë në fuqi në Zvicër nga korriku 2026 Nga 1 korriku 2026, në Zvicër hyjnë në fuqi disa ndryshime të rëndësishme ligjore dhe praktike... -
Gati një në pesë zviceranë investon në kriptovaluta -
Temperaturat do të rriten sërish në Zvicër -
Lopët në Zvicër mund të mbajnë qafore me GPS -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni për në apo nga Zvicra këtë verë














