Kosova
Thartira në lukth luftohet me ushqimet e duhura
Një çrregullim shumë i zakonshëm që mund të zgjidhet në sajë të të ushqyerit! Këtu janë ushqimet anti-acid që duhet të përfshihen në dietën tuaj.
Thartira në lukth, për fat të keq, është një çrregullim shumë i zakonshëm që mund të shkaktohet nga faktorë të ndryshëm. Për shembull, mund të jetë rezultat i dietës së varfër, stresit të tepruar ose problem për shkak të marrjes së medikamenteve të caktuara.
Zakonisht, kush vuan prej saj, ndien një ndjesi djegieje dhe dhimbje në stomak dhe ka vështirësi në tretje.
Për të parandaluar shfaqjen e thartirës në lukth rekomandohet të mos bëhen sforcime fizike me stomakun plot. Nevojitet një ushqyerje e rregullt dhe ushqimi duhet të përtypet ngadalë.
Në fakt, për të luftuar aciditetin e lukthit duhet të përfshini në ushqimet tuaja dietën anti-aciditet! Ja ku është ajo!
Largimi i ushqimeve acidike
Kjo ndoshta nuk do e largojë problemin tuaj me aciditetin, mirëpo sigurisht që zvogëlon ashpërsinë e simptomeve. Largimi i ushqimeve të tilla si kafeina, yndyra, dhjami dhe ushqimet të tjera të pasura me acid, do të largojë pak sikletin në stomakun tuaj.
Qumësht i ftohtë
Qumështi përmban sasi të mëdha të kalciumit që ndihmon në uljen e prodhimit të acideve në stomak dhe të absorbojë tepricën e tyre. Kjo gjë do të ulë simptomet e aciditetit të tepërt.
Xhenxhefili
Numri një i ushqimeve anti-acid! Xhenxhefili, i rekomanduar edhe gjatë shtatzënisë, mund të ndihmojë për të eliminuar problemin. Ajo mund të merret në formën e çajit bimor, ëmbëlsirat në shtëpi ose të hani një copë të vogël direkt në mëngjes sapo të zgjoheni.
Karotat
Një shërim i vërtetë për shëndetin, sepse ato japin një efekt qetësues për trupin dhe janë të përsosura kundër urthit. E përkryer edhe për thonjtë dhe flokët e shëndetshëm dhe të fortë.
Banane
Asnjëherë mos e ekzagjeroni, por një banane në ditë mund të ndihmojë në eliminimin e acidit të stomakut: ky frut, në fakt, përmirëson tretjen!
Papaja
Një nga pemët më të mira që ekziston, papaja është e shkëlqyer kundër thartirës: e pasur me vitamina dhe minerale, gjithashtu ndihmon në tretjen më të lehtë të ushqimit.
Të gjitha drithërat
Të përsosura për t’u ngrënë për drekë ose darkë, drithërat e pjesshme lejojnë eliminimin e helmeve dhe përmirësimin e shëndetit të barkut.
Lëng Aloe Vera
Aloe Vera mund të ndihmojë në uljen e përmbajtjes acidike në lukth dhe në largimin e spazmës së lukthit. Pini të paktën 50 gramë në ditë, zgjidhni lëngun aloe vera që nuk është i procesuar pasi që lëngu i procesuar ka efekt më të zbehtë në organizëm.
Është një nga ilaçet që ndoshta nuk ka shije të hijshme por sigurisht që është efektiv. Para se të shkoni në shtrat, pini një përzierje të ujit me sodë të bukës, kjo gjë do të balancojë nivelet e juaja të acidit dhe alkalineve. Përzierja përbëhet nga një lugë çaji me sodë të bukës dhe një gotë me ujë.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria










