Kosova
Franca: Qeveria e Kosovës të ndërmarrë menjëherë masa për uljen e tensioneve
Ministria e Punëve të Jashtme e Francës ka reaguar për situatën në veri të Kosovës, ku protestat janë duke vazhduar edhe sot, përcjell albinfo.ch.

Në deklaratën e lëshuar nga kjo Ministri, thuhet se Franca e dënon dhunën në veri dhe u bën thirrje palëve, sidomos Qeverisë së Kosovës, të ndërmarrë menjëherë masat e nevojshme për uljen e tensioneve.
“Franca dënon dhunën që ka ndodhur në veri të Kosovës në termat më të ashpër të mundshëm dhe u bën thirrje palëve, veçanërisht Qeverisë së Kosovës, që menjëherë të ndërmarrin masat e nevojshme për uljen e tensioneve”, ka shkruar në Twitter Ministria e Punëve të Jashtme e Francës.
Protesta kundër kryetarëve shqiptarë të komunave me shumicë serbe Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, po vazhdojnë edhe sot.
Nga Policia e Kosovës kanë thënë se aktualisht situata në këto tri komuna është e qetë.
Kjo është dita e tretë e protestave, që u përcollën me tensione e dhunë nga protestuesit serbë.
Misioni i NATO-s në Kosovë ka bërë të ditur se janë rreth 30 të plagosur nga kontingjenti shumëkombësh gjatë ndalimit të demonstruesve protestues që ndodhi në komunën e Zveçanit.
Po ashtu u sulmuan edhe shumë ekipe gazetarësh.
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Regjistrimi i lindjeve dhe martesave në Zvicër do të kushtojë më shumë nga korriku Megjithëse shumica e rritjeve janë relativisht modeste, ato do të ndikojnë te çiftet që planifikojnë të... -
Ndryshimet që hyjnë në fuqi në Zvicër nga korriku 2026 -
Gati një në pesë zviceranë investon në kriptovaluta -
Temperaturat do të rriten sërish në Zvicër -
Lopët në Zvicër mund të mbajnë qafore me GPS













