Kosova
Vazhdojnë protestat e serbëve në tri komunat veriore

Për të dytën ditë me radhë, serbët lokalë në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok po protestojnë kundër kryetarëve të rinj shqiptarë të këtyre tri komunave, përcjell albinfo.ch.
Gazetarët e Radios Evropa e Lirë, që po përcjellin nga afër këto protesta, raportuan se në Zveçan në mëngjesin e 30 majit janë mbledhur një numër më i vogël protestuesish, krahasuar me një ditë më parë.
Ndërtesën e kësaj komune po e ruajnë trupat paqeruajtëse të KFOR-it, të cilët të hënën u përleshën me protestuesit serbë. Nga përleshjet u lënduan 30 ushtarë ndërkombëtarë dhe disa protestues.
Në Leposaviq janë tubuar mbi 100 njerëz para ndërtesës komunale. Ndërkaq, në Zubin Potok, sipas gazetarëve në terren, para ndërtesës komunale janë mbledhur qindra qytetarë.
Ndërtesën e komunës së Zubin Potokut po e ruajnë zyrtarët e Policisë së Kosovës, ndërkaq në këtë komunë, pjesëtarë të KFOR-it janë parë të dislokuar në afërsi të kësaj ndërtese.
Serbët po kundërshtojnë kryetarët e rinj shqiptarë dhe tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga veriu i shtetit.
Kryetarët e rinj shqiptarë u zgjodhën në zgjedhjet e parakohshme të 23 prillit.
Këto zgjedhje u mbajtën pas dorëheqjes së kryetarëve të mëparshëm komunalë nëntorin e kaluar. Kryetarët e mëparshëm vinin nga Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë – e cila nuk mori pjesë në zgjedhje dhe procesi u bojkotua nga serbët lokalë.
E-Diaspora
-
MPJD dënon arrestimin arbitrar të shtetasit kosovar në Serbi MPJD: Praktikë e papranueshme dhe shkelje e të drejtave të njeriut...
-
Kurti mirëpret diasporën: Kosova është me fat që ju ka
-
U godit nga rryma elektrike në Itali, humb jetën punëtori 21 vjeçar nga Kosova
-
Fiona Kabashi diplomon në Universitetin Mjekësor të Vjenës
-
E përditshmja suedeze: Dua Lipa i bën jehonë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Defekt teknik: Evakuohet treni në tunelin e Gotthard-it Një tren i SBB-së u ndal papritur në mes të Tunelit të Gotthard-it të martën në...
-
Emision në SRF mbi rrugën e Kosovës drejt Pavarësisë dhe rolin e Zvicrës
-
Zvicër: Inflacioni ishte shumë i ulët në korrik, por u rrit në 0.2%
-
Shifrat: Rritet tregu i veturave në Zvicër
-
Perspektivat e punësimit vazhdojnë të përkeqësohen në Zvicër