Kosova
Debati parlamentar për veriun, përplasje mes Kurtit dhe opozitës
Në Kuvendin e Kosovës është debatuar për situatën e krijuar në veri të Kosovës.
Kryeministri Albin Kurti është thirrur për raportim nga opozita për të dhënë më shumë detaje për situatën dhe raportet e lëkundura me SHBA-në.
Ai është shprehur se vendimi për të shkuar me polici kryetarët e zgjedhur shqiptarë në komunat Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, nuk ishte politik.
“Në këtë pikë më duhet të theksoj se shoqërimi i kryetarëve të rinj me forca të sigurisë është vlerësim i institucioneve të sigurisë që vlerësojnë shkallën e rrezikshmërisë, pra nuk është vendim politik, por unë si kryeministër e mbështes këtë – edhe atëherë, edhe sot”, deklaroi Kurti.
Ai ka thënë që këto protesta nuk janë të qytetarëve, por të bandave kriminale të orkestruara nga Beogradi.
“Jam i vetëdijshëm që jo të gjithë ata që po marrin pjesë në grumbullimet para objekteve, janë pjesë e bandave kriminale, por janë të detyruar të shërbejnë si mburojë njerëzore”, u shpreh ai, përcjell albinfo.ch.
Kurti insiston se nuk ka lëkundje të marrëdhënieve me partnerët, e sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Kjo kronologji tregon se ka pasur gjithashtu jo vetëm konsultim, por edhe bashkërendim me partnerët ndërkombëtarë”, tha Kurti. “Ajo që mungonte deri më 25 maj pas betimit të kryetarëve, e që po mungon ende, është deklarata që në përputhje me procesin që sapo e përmenda të mos pengohet puna e kryetarëve të rinj deri në zgjedhjet e reja”, shtoi ai.
Opozita e ka fajësuar tërësisht kreun e qeverisë për gjendjen aktuale.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se veprimet e Qeverisë së Kosovës në veri të vendit u kryen “krye në vete”.
“Për herë të parë na ke sjellë në një situatë të na dënojë publikisht Sekretari amerikan i Shtetit. Jo vetëm ai, por ai është më e rëndësishmi sepse raporti ynë me SHBA-në është i shenjtë. Nuk të lejojmë ta rrezikosh atë sepse është i shenjtë”, tha Krasniqi, derisa për zgjedhjet u shpreh se dy komunat që udhëhiqen nga kryetarët e dalë prej partisë së tij, nuk do të mund të ketë zgjedhje.
“Mbi të gjitha, pse nuk po tregon se a do të tërhiqesh? A do të tërhiqesh, se dole nga takimi me Borrell dhe paralajmërove zgjedhje të jashtëzakonshme? Po të tregoj diçka, ti zgjedhje të jashtëzakonshme mund të shpresosh me mbajtë, por po të tregoj që për dy komuna, as nuk guxon, as nuk ki të drejtë dhe as nuk guxon me fole”, u shpreh Krasniqi, përcjell albinfo.ch.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se partia e tij do ta “parandalojë me çdo mjet rrëshqitjen strategjike të Republikës së Kosovës”.
“Ndonëse LDK-ja nuk garoi, ne e kemi mbështetur garën e dy partive politike, sepse besojmë që kjo është e drejta e një shteti të pavarur demokratik. Sot, kjo e drejtë e jona, pa Perëndimin e pa aleatë, nuk ka gjasa të ekzistojë”, u shpreh Adbixhiku, që për të lëkundja e raportove me SHBA, është edhe tradhëti. “Për neve koordinimi me aleatë, …, me ta duhet të shtrojmë sovranitetin në veri, ky dallim është substancial, sepse për neve është patriotizëm, e jotja çka bën është tradhti”, deklaroi ai.
Më i ashpër ishte reagimi i kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i cili kërkoi nga deputetët e Kuvendit të mbështesin mocionin e mosbesimit. “Për këtë arsye ju propozoj këtu pa iu ndarë në parti, të shkojmë në mocion dhe ta ndërpremë mosbesimin deri në pabesi, poshtërimin deri në armiqësi dhe mashtrimin deri në tradhti e ta shkarkojmë qeverinë Kurti”, tha Ramush Haradinaj.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës Gjuha, kënga dhe tradita si pasuri që duhet mbajtur gjallë edhe në mërgim... -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit
Jeta në Zvicër
-
Zjarri në Memorialin e Crans-Montana, policia fillon hetimet Autoritetet kanë hapur një hetim për të përcaktuar shkaqet e zjarrit... -
Gjykata mbështet ndalimin e shkollës për jo-rezidentët -
Universiteti i Cyrihut bën një zbulim të madh për viruset spitalore -
Grabitje banke në Erlinsbach, Solothurn, vidhen disa mijëra franga -
Pse kantoni i Aargaut mund të jetë vendi më i mirë për të jetuar në Zvicër














